fbpx
Connect with us

“Lautaro Martinez bëri mirë që qëndroi tek Interi”, ish-sulmuesi zikaltër: Do të bëhet i madh

Sport

“Lautaro Martinez bëri mirë që qëndroi tek Interi”, ish-sulmuesi zikaltër: Do të bëhet i madh

“Lautaro Martinez bëri mirë që qëndroi tek Interi”, ish-sulmuesi zikaltër: Do të bëhet i madh

Në një intervistë për “Tuttosport”, Hernan Krespo, ish-bomberi i madh argjentinas vlerëson zgjedhjen e Lautaro Martinez për të vazhduar karrierën e tij me Interin pas disa muajsh thashethemesh merkatoje nga Barcelona. “Unë kurrë nuk kam menduar që ai do të largohej nga Milano”, tha ish-sulmuesi zikaltër.

Sezoni i kaluar ishte shumë i trazuar për shkak të pandemisë. Lautaro ishte i pari të cilin menaxherët dhe stafi i klubit vendosën t’i besonin një vend titullari pas largimit të Mauro Ikardit për në Paris. ‘El Toro’ nuk hezitoi, duke u përballur me sfidë dhe vendosmëri, klas dhe duke demonstruar cilësitë e tij në një skuadër të madhe siç është Interi. Ai filloi të shënonte gola të rëndësishëm për skuadrën, duke dhënë asistime dhe duke treguar paraqitje të rëndësishme. Më vjen mirë që Havier Zaneti dhe Diego Milito e morën atë nga ‘Racing’ dhe e sollën në Milano.

Ai është një lojtar cilësor, sigurisht që në lojën e tij ka ende vend për përmirësim, por është akoma i ri dhe do të mësojë. Ka fatin e madh që luan përkrah Lukakut, një nga sulmuesit më të fortë në Botë”, përfundoi Krespo. Ky i fundit ishte një nga sulmuesit më të dashur për tifozët në kohën kur veshi fanelën ziklatër.

Continue Reading
You may also like...

More in Sport

Te fundit

Facebook

Populare

To Top