fbpx
Connect with us

Kuvend, përfundon dialogu dyditor “Zhan Mone”

Maqedoni

Kuvend, përfundon dialogu dyditor “Zhan Mone”

Takimi i tretë i Dialogut “Zhan Mone” përfundoi me konsensus për çështje teknike, si: kalendari i Kuvendit, kufizimi për 3 ditë i debatit në seancë plenare, përdorimi i flamurit evropian, kohëzgjatja e fjalimeve. Por çështjet kontestuese rreth Rregullores së Kuvendit, si emri i institucionit ligjvënës, mbetet të rregullohet pas zgjedhjeve të prillit. Kryeparlamentari, Talat Xhaferi theksoi se falë dialogut palët arritën të tejkalonin dallimet politike për shumë reforma të nevojshme për funksionimin e Kuvendit duke i lënë kështu trashëgimi të mirë përbërjes së ardhshme të Kuvendit. Shtoi se institucioni që drejton është i gatshëm  të vazhdojë me reformat, duke theksuar se vendi meriton të fillojë negociatat për anëtarësim me BE-në.

Ne besojmë se vendi meriton të hapë negociatat për anëtarësim me BE. Në këtë kontekst shprehim mirënjohjen tonë ndaj Parlamentit Evropian për përkrahjen e palëkundshëm dhe rezultatin e suksesshëm nga Samiti i kryetarëve të Parlamentit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, që u mbajt më në Bruksel, më 28 janar 2020. Inkurajojmë Parlamentin Evropian të sigurojë vazhdimësi në mbështetje të vendeve të Ballkanit Perëndimor”-tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Ndërkaq euro-deputetët, Ilhan Kyçuk dhe Andreas Shieder e vlerësuan si të frytshëm dialogun mes palëve dhe se u harmonizuan rregulla për ta bërë Kuvendin më efikas dhe për të evituar mundësinë e bllokadave. Eurodeputetët poashtu siguruan se Parlamenti Evropian po angazhohet për ta bindur Këshillin Evropian që t’i jep vendit dritë jeshile për negociatat, por se Shkupi duhet të vazhdojë me reformat në mënyrë që të mos ketë argumente që ndonjë shtet anëtar të vendos veto sërish.

Është i nevojshëm bashkëpunim më i fuqishëm për reformat për të ardhmen. Reformat kritike bëhen përmes konsensusit mes partive të ndryshme politike. Ne jemi mik i Maqedonisë së Veriut. Nuk kemi kontradita për reformën e BE-së dhe zgjerimin. Nuk mund të vazhdojmë me politikat e së kaluarës. Na duhet t’i japim fuqi Ballkanit Perëndimor”-pohoi Ilhan Kyçuk, eurodeputet.

Theksoj se kjo atmosferë e bërjes së reformave njëra pas tjetrës është shumë e rëndësishme për fillim të negociatave për anëtarësim me BE-në. Parlamenti Evropian është gjithmonë aleat i juaji. Jam i bindur se metodologjia e zgjerimit të BE-së do të prezantohet së shpejti”-pohoi Andreas Shieder, eurodeputet.

Dialogu Zhan Mone u iniciua në vitin 2018, pas krizës së gjatë politike në vend, si mundësi për debat mes deputetëve të Maqedonisë së Veriut dhe atyre të Bashkimit Evropian.

Anesa Salihu

Loading…

More in Maqedoni

Te fundit

Facebook

Populare

To Top