fbpx
Connect with us

Kush urren shtetin e Kosovës

Opinione

Kush urren shtetin e Kosovës

Shkruan: Lis Bukuroca

Ende gjykojmë për politikanët në mënyrë fisnore ose komuniste. Në Perëndim kërkohet prej politikanit aftësi, ide të reja, aftësi për t’i zbatuar ato, dinjitet, shërbim dhe pastërti morale. Te ne i besojnë titujve, kontributit në të kaluarën, edhe pse dihet dhe shihet, se ai sot nuk ka asnjë mundësi intelektuale për të ndryshuar gjendjen e mjerë në shoqëri, edhe pse, pos pozitës që gjakon, nuk din të ndryshojë asgjë, e as nuk mund të ndikojë në ndryshime pozitive, sepse vetë është pjesë e një rrjeti, që ka paralizuar shtetin.

Turma,
pa aftësi për të shquar dallimet mes pallavrave folklorike, dhe programeve të zbatueshme,
pret ndërtim të shtetit ligjor pikërisht nga ata, që e kanë sjellë shtetin në kolaps:
dështim total në administratë, nëpër universitete, gjykata, prokurori, akademi,
spitale dhe në fund, edhe heroizmin e kriminelëve, që vjedhin shtetin e Kosovës
duke u paguar si veteranë muaj për muaj. Natyrisht, në dëm të atyre, që meritojnë
më shumë se sa që ndahet nga thesi i përbashkët me mbi 20.000 të rrejshëm!

Republikën
e kemi shpallur, por Republikën nuk e kemi ndërtuar. Kudo ka improvizime, kudo
të punësuar njerëz të paaftë, por me lidhje të forta me despotët e partive.
Shumica e liderëve të partive janë të korruptuar, për shoqërinë perëndimore
kriminelë, por edhe sipas ligjeve të Kosovës, që nuk zbatohen. Jo vetëm ata,
por edhe fëmijët e tyre janë pasuruar dhe kryetarët e klaneve parapolitike, që i
quajmë parti, kanë punësuar krejt fisin. Madje, edhe e tregon hapur, por në vend
se të rrëzohet, shpirti i korruptuar vlerësohet si qëndrim fisnik:„Ja, ky po e
pranon.“ Pra, është i drejtë si njeri, sepse e pranon se ka shkelur ligjet e
Kosovës dhe se po e prish shtetin me imunitet për ta shkatërruar!

Shtetin
e Kosovës e urren çdo politikan, që e ka dëmtuar me punësime jo të drejta, çdo
politikan, që është pasuruar duke vjedhur ekonominë e saj, çdo politikan që ka
heshtur duke parë abuzimet. Me apo pa vetëdije, kjo shtresë e kriminelëve shkatërroi
imazhin e Kosovës dhe rehabilitoi Serbinë.

Gjithnjë
e më shumë kuptohet Serbia dhe gjithnjë e më shumë ndihmohet ajo. Tani edhe na
mbushin mendjen se kur i hapet tregu Serbisë, rritet numri i të punësuarve në Kosovë,
jo në Serbi! Kosovës për shkak të kësaj elite politike, nuk in hiqen as vizat,
e nga kush? Nga ata që na çliruan!

Shumica
e politikanëve në Kosovë, jo që meritojnë pozita, por duhej të akuzoheshin për
krijimin e  shtetit gati mafioz, nga,
shumica e popullit dëshiron të ikë sa më shpejt. Gjersa ndërtohej ky
para-shtet,  ata paguheshin dhe
pasuroheshin, qeshnin e talleshin, mburreshin e kremtonin festa të ndryshme dhe
kishin mbështetjen e militantëve, që presin favore prej tyre, apo që i kanë marrë
tashmë.

Kosovës
i kanë mbetur dy politikanë, që duhet t’i provojë para emigrimit total: Albin
Kurti dhe Vjosa Osmani, por këta dy do ta kenë tepër vështirë, ose do t’u
pamundësohet, sepse oligarkët marrin vendime në Kosovë për t’i mbrojtur
interesat e veta, jo të dijshmit, jo të pasionuarit për drejtësi e ndryshme
pozitive. Jo ata që dinë sot, por ata që kanë ditur dje!

Meqenëse
vlerësojmë dhe shpërblejmë të kaluarën, do të jetojmë edhe në të kaluarën!

Edhe
pse rend i ri politik, çdo gjë është kopjuar nga sistemi vetëqeverisës komunist
i Titos. Si nga ritualet që bëhen pranë varreve, deri te punësimi i partizanëve
në vende udhëheqëse që përmbaruan shembjen e Jugosllavisë. E vetëkuptueshme,
vlerësohej guximi i tyre kurse mosdija shpërblehej. Mirëpo, shteti i Titos,
ishte më efektiv dhe vidhte më pak se sa patriotët e sotshëm!

Drama
e koalicionit në LDK, është lufta në mes oligarkëve makiavelistë dhe brezit të ri
që din dhe dëshiron t’i shërbejë vendit. Të parët kanë lekë dhe pushtet,
prandaj Vjosa Osmani u margjinalizua, edhe pse ata që marrin vendime, nuk kanë pas
vete elektoratin. Kur Gerhard Schröder pat fituar zgjedhjet, Oskar Lafontaine ishte kryetar i SPD-së, por fjalën
kryesore kishte fituesi, Schröder,
dhe pas pak, kryetari i partisë dha dorëheqje. Në Kosovë ndodh e kundërta.

MEDIAL.mk

More in Opinione

Te fundit

Facebook

Populare

To Top