fbpx
Connect with us

Kush tha se nuk e donte? Shqipja bën namin në Instagram, jep edhe disa përgjigje

tjera

Kush tha se nuk e donte? Shqipja bën namin në Instagram, jep edhe disa përgjigje

Ajo është një nga personazhet më të komentuara të sezonit të dytë të “Përputhen”.

Po flasim për Shqipen, bukuroshen – e cila mori vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj në këtë emision.

Por në një kohë kur duket se një pjesë nuk e pëlqen për atë që është (të paktën kështu thonë në komentet e tyre në rrjetet sociale), Shqipja thyen rekord me një Live në Instagram, shkruan meganews.al.

Plot 11 mijë ndjekës u futën për ta parë atë, në daljen e parë që pas largimit nga emisioni.

LEXO EDHE: Shqipja reagon për herë të parë pas përjashtimit nga Përputhen: Drejtësia ime do ju fundosë!

Në daljen e saj live, Shqipja nuk nguroi të përshëndeste dhe të falenderonte të gjithë ata që e kanë përkrahur.

Ajo u shfaq e përulur para tyre, duke u thënë të mos e quanin dhe veten si fans të saj, por thjesht mbështetës.

foli për mbrotjen që i bëri Andi dhe tha se pikërisht kjo është ajo që i bën burra disa persona.

“E prisja deri diku reagimin e Andit, kjo është ajo që i bën burra disa persona”, deklaroi ajo.

LEXO EDHE: “Më ka hyrë Shqipja në zemër, ç’të bëj pa të këtu?” Bora kapet me Andin: Ik dhe ti mbas saj

Lidhur me futjen e saj në emision, ajo u shpreh:

“Nuk e di, nuk mund të flas edhe shumë se nuk jam e autorizuar, por mbetet për t’u parë”.

Sigurisht, të shumtë ishin ata që adresonin komente fyese ndaj saj me adresa fake, duke i thënë edhe se është fallco.

“Nëse do isha fallco nuk do bëja që do dilja keq në çdo puntatë”, iu drejtua Shqipja.

LEXO EDHE: E papritur, merret vendimi: Shqipja largohet nga “Përputhen”

Mbetet për t’u parë në ditët në vijim se si do të jetë emisioni pa të, por edhe se çfarë do të na sjellë Shqipja.

Continue Reading
You may also like...

More in tjera

Te fundit

Facebook

Populare

To Top