fbpx
Connect with us

Kumbulla i kënaqur me debutimin: Roma i meritoi tri pikët

tjera

Kumbulla i kënaqur me debutimin: Roma i meritoi tri pikët

Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtypur mbi rekl.amat(Foton ose Videon) qe shfaqet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin ↓↓

Marash Kumbulla debutoi për Romën në ndeshjen e të dielës mbrëma kundër Juventusit, në të cilën skuadra e tij luajti baras (2-2).

Mbrojtësi shqiptar u transferua te klubi nga kryeqyteti italian këtë verë nga Hellas Verona dhe sfida e tij e parë ishte pikërisht ndaj kampionit të Serie A.

Edhe pse ishte takimi më i madh në këtë fillimsezoni, trajneri Paulo Fonseca zgjodhi ta angazhonte 20-vjeçarin nga minuta e parë.

Ai është shprehur i kënaqur me debutimin, ndërsa ka theksuar se Roma meritoi ta fitonte ndeshjen.

“I gëzuar për debutimin dhe krenar për performancën e ekipit. Ne i merituam tri pikët”, ka shkruar Kumbulla në Instagram. /Telegrafi/

Continue Reading
You may also like...

More in tjera

Te fundit

Facebook

Populare

To Top