Kovaçevski: Tërhiqni autobusët pastaj bisedojmë

Kryeministri Kovaçevski nuk do t’i pranojë në takim transportuesit privatë nëse nuk i tërheqin autobusët nga rruga. Kështu ka deklaruar ai në pyetjen e gazetarëve, për të shtuar se e ndjen si kërcënim deklaratën e transportuesve se mund të radikalozojnë protestat nëse nuk gjendet zgjidhje. Kovaçevski theksoi se nëse vjen deri te takimi, në të patjetër të ketë edhe përfaqësues të Qytetit të Shkupit. Sipas tij Qeveria nuk ka kompetenca për të paguar borxhin.

Kur do të plotësohen kushtet që të kemi dialog i cili do të bazohet në fakte, duke u inkuadruar të gjithë që janë kompetent për të zgjidhur problemin dhe kur ky dialog do të fillojë pa presion, përkatësisht kur rrugët t’i kthehen qytetarëve atëherë mund të kemi dialog, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër

Por transportuesit privatë thonë se në asnjë moment nuk kanë bërë deklarata kërcënuese ndaj kryeminsitrit. Kemal Muriç thotë se radikalizimi i protestave është i mundur nëse nuk gjendet zgjidhje për paratë e tyre. Ai thekson se nga kryeministri kërkojnë vetëm ndihmë.

“Nuk bëhet fjalë për asnjë lloj kërcënimi, kjo protestë është ligjore dhe ne do të vazhdojmë edhe më tej të protestojmë. Presim të na pranojë kryeministri. Nuk kemi asgjë kundër të marrë pjesë qyteti i Shkupit, shërbimet e Qytetit të Shkupit ose kushdo që do të kontribuojë për zgjidhjen e problemit tonë. Nëse dikush na jep garanci në këtë rast, personalisht kryeministri se do të zgjidhet problemi jonë, menjëherë do i tërheqim autobusët, por nuk shoh arsye pse mos na pranojë të flasim dhe në bazë të rezultateve të asaj bisede, eventualisht marrëveshjeje, ne menjëherë do i tërheqim automjetet nga pozitat ku janë”, tha Kemal Muriq, transportues privat.

Nga Qyteti i Shkupit nuk dhanë asnjë informatë se çfarë punojnë për tu gjetur zgjidhja me transportuesit privatë, e as informata se sa kandidatë janë paraqitur deri më tani në konkursin për linjat e kryeqytetit./Alsat.mk

Related Posts

Pa pikë grimi, nuk do besoni si duket fytyra e moderatores Adelina Hasani

Moderatoret janë ato që i shohim më shumë të kuruara deri në detaje kur i shohim në ekran derisa komentohen gjithmonë për dukjen. Por, shumë prej tyre…

Kim Mehmeti: Rama, jargavitës ndaj të huajve dhe i dhunshëm ndaj shqiptarëve

Kim Mehmeti Në Tiranë u mbajt Samitit i BE’së për Ballkanin Perëndimor. Dhe ata që kanë sy mund të shihnin se liderët evropian nuk vijnë në Ballkan…

BE- SHBA, miliona euro ndihmë për luftën kundër korrupsionit Maqedonisë së Veriut

BE- SHBA, miliona euro ndihmë për luftën kundër korrupsionit Maqedonisë së Veriut Për një dekadë, vetëm Bashkimi Evropian ka investuar më shumë se 140 milion euro, ndërsa…

Ministrja Trençevska paralajmëron rritje të pagës minimale në Maqedoni

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, tha se nuk do të rritet pragu për marrjen e shtesës për fëmijë – për shtesën arsimore, por paga…

Edhe djali i Vuçiq-it kërcënon Kosovën

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq disa herë gjatë ditëve të fundit referuar ngjarjeve në Veri ka thënë se “nuk do të ketë dorëzim”. Rrugës së babait po…

SpaceX Launches Starlink Satellites on ‘American Broomstick’ and Lands Rocket at Sea

To understand the new politics stance and other pro nationals of recent times, we should look to Silicon Valley and the quantified movement of the latest generation….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *