fbpx
Connect with us

Kosova, vijë të kuqe për ata që vijnë nga këto 4 shtete, s’mund të hyjnë pa testin PCR

tjera

Kosova, vijë të kuqe për ata që vijnë nga këto 4 shtete, s’mund të hyjnë pa testin PCR


Italia, Kroacia, Polonia dhe Lihtenshtajni, i janë bashkuar listës së vendeve, shtetasit e të cilave nuk mund të hyjnë në Kosovë pa e poseduar një test PCR-negativ.Deri tashti, pjesë e kësaj liste janë 20 shtete evropiane, të cilat kanë rrezik të lartë të infektimit.E për mënyrën se si vendoset që një shtet ka rrezik të lartë të infektimit, kanë dhënë detaje nga Ministria e Shëndetësisë.

Në këtë institucion kanë deklaruar se Kosova vepron në bazë të listës së publikuar në web faqen e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), listë kjo që përditësohet vazhdimisht.
“Lista është e publikuar në web-faqen e ECDC-së dhe në bazë të saj veprohet edhe në Kosovë. Me rrezik të lartë konsiderohen vendet që kanë mbi 120 raste të infektimeve në 100.000 banorë”, kanë deklaruar nga ministria.

Continue Reading
You may also like...

More in tjera

Te fundit

Facebook

Populare

To Top