fbpx
Connect with us

Komiteti i Helsinkit: Dënojmë pengesat e protestave

Maqedoni

Komiteti i Helsinkit: Dënojmë pengesat e protestave

Komiteti i Helsinkit ka dënuar ashpër tentimet që të pengohet e drejta e garantuar kushtetuese e protestës së qetë të nxënësve të shkollave të mesme.

Njëkohësisht, KH në reagimin e vet deri te Komiteti do të dorëzojë parashtresë deri te Ministria e Arsimit dhe Inspektorati Shtetëror i Arsimit për shkak të sjelljes së palejueshme të drejtorëve të shkollave të cilët tentuan me frikësime dhe kërcënime të pengojnë nxënësit të dalin në Marshin e sotëm të organizuar nga Lëvizja Fridays for Future- Shkup dhe koalicionit “Fronti i Gjelbër”.

“Krahas paprekshmërisë se të drejtës së protestës, e theksojmë nevojën e aplikimit të procesit arsimor ku në vend se të fitohet arsimim demokratik dhe inkurajim i nxënësve të praktikojnë të drejtat e tyre, dëshmojmë në situata autokratike të personave që janë në pozita udhëheqëse në arsim”, thekson KH.

Ndryshe, në komunikatë theksohet se pasojat e ndotjes së ajrit dhe ndryshimet klimatike janë problem ku janë të goditur të gjithë qytetarët.

Loading…

More in Maqedoni

Te fundit

Facebook

Populare

To Top