fbpx
Connect with us

Klubi spanjoll kërkoi 50 milionë euro për ta shitur, Milan nuk dorëzohet për futbollistin francez

Sport

Klubi spanjoll kërkoi 50 milionë euro për ta shitur, Milan nuk dorëzohet për futbollistin francez

Drejtuesit kuqezi ofruan opsionin huazim me të drejtë blerjeje në fund të edicionit, por sërish pala spanjolle hodhi poshtë gjithçka duke pranuar si kusht të panegociueshëm shitjen për 50 milionë euro.

Milani do të ndjekë gjatë këtij sezoni futbollistin francez të Real Betisit Nabil Fekir. “Djalli” i propozoi gjatë verës klubit andaluzian të transferonte në formë huazimi mesfushorin me tipare sulmuese, por Betis kërkoi të paktën 50 milionë euro për Fekir.Drejtuesit kuqezi ofruan opsionin huazim me të drejtë blerjeje në fund të edicionit, por sërish pala spanjolle hodhi poshtë gjithçka duke pranuar si kusht të panegociueshëm shitjen për 50 milionë euro.

Por, pavarësisht dështimit për ta marrë ish-futbollistin e Lionit në verë, drejtuesit e 7 herë kampionëve të Europës Maldini dhe Masara do ta ndjekin futbollistin deri në fund të sezonit për të parë nëse ia vlen vërtet të shpenzojnë një shumë të konsiderueshme për Fekir, i cili kërkohej para dy vitesh dhe nga Liverpuli e Real Madridi.

Continue Reading
You may also like...

More in Sport

To Top