Kim Mehmeti: Rama, jargavitës ndaj të huajve dhe i dhunshëm ndaj shqiptarëve

Kim Mehmeti
Në Tiranë u mbajt Samitit i BE’së për Ballkanin Perëndimor. Dhe ata që kanë sy mund të shihnin se liderët evropian nuk vijnë në Ballkan që të na bëjnë si vetvetja, por që të shohim pse jemi ndryshe nga ata. Pra që të shohim se, për shembull, Shqipëria ka një Kryeministër që u jargavitet të huajve por që është mizorë ndaj popullit të vet dhe, që do i jepte jetët tona për t’i mbrojtur të huajt, për dallim nga liderët evropianë që nuk do jepnin asnjë kok të popullit të vet as për qindra koka ballkanase.

Krahas mbajtjes së këtij samiti, në Tiranë u organizuan edhe protestat opozitare që kishin për qëllim të shpalosnin fytyrën e vërtet të regjimit të ‘Rilindjes’. Thuajse liderët evropian nuk e dinë se cili është Kryeministri i Shqipërisë dhe presidenti i Serbisë. Pra thuajse Evropa e mirinformuar nuk e dine se njëri e kriminalizoi Shqipërinë e tjetri Serbinë dhe të dy ata nuk i bashkon ‘Ballkani i Hapur’, por krimi i mbyllur brenda vendeve të tyre.

Dhe duke e ditur këtë, shumë nga liderët evropian besojnë se regjimin e ‘Rilindjes’ nga ai serb e dallon vetëm ajo se atë të Tiranës e përbëjnë hajdutë paqedashës, e atë të Beogradit hajna luftënxitës. Dhe si të tillë, ata s’kanë si mos jenë bashkëpunues mes veti, madje edhe shumë ‘properëndimorë’ dhe në një mendje lidhur me të ardhmen e Kosovës. Siç nuk kanë si mos jenë të dëgjueshëm e ‘konstruktivë’ ndaj Brukselit.

Ndërkohë, para se të niste protesta e opozitës, u përgjak fytyra e liderit opozitar. Pra e goditën kryetarin e PD-së, me çka na goditën në fytyrë të gjithë neve që e kritikojmë këtë rrëgjim. Dhe ky grusht që përgjaku fytyrën e mendimit kritik, së bashku me shpërthimet që rrënojnë hotelet e kundërshtarëve politik të këtij regjimi, na e përcjellin kanosjen e Kryeministrit të Shqipërisë se ashtu siç e mposhti Shqipërinë dhe popullin shqiptarë, do na mposht edhe të gjithë neve që nuk i nënshtrohemi.

Sa shumë gabon dhe sa çmendurak që është!
Sidoqoftë Samiti mbaroi. Morën fund edhe protestat e opozitës. Dhe ata që kishin sy mund të shihnin pse Shqipëria nuk mund të bëhet si e gjithë Evropa; sepse ka burrështetas që janë ‘properëndimorë’, por që nuk janë aspak proshqiptar. Dhe se për dallim nga Kryeministri i Shqipërisë që si palaço u gjunjëzohet burrështetasve të huaj, liderët evropian i ‘jargaviten’ vetëm popullit të vet që i voton.

Por duke qenë Shqipëria vend i ‘spektakleve’ dhe debateve televizive, edhe ky Samit mbase nuk do sjellë asgjë me shumë se sa intervista të shumta të Kryeministrit të Shqipërisë dhe grindje publike mes të paguarve të ‘pavarur’ për ta mbuluar të vërtetën se sa më jargavitës bëhet Kryeministri i Shqipërisë ndaj të huajve, aq më i egër bëhet mëmëdheu ndaj shqiptarëve. Pra që mos shihet se Shqipëria nuk bëhet si e gjithë Evropa ngaqë atë e drejtojnë burrështetas që janë shumë ‘properëndimorë’, por aspak pro shqiptarë.

Related Posts

Pa pikë grimi, nuk do besoni si duket fytyra e moderatores Adelina Hasani

Moderatoret janë ato që i shohim më shumë të kuruara deri në detaje kur i shohim në ekran derisa komentohen gjithmonë për dukjen. Por, shumë prej tyre…

Stambolli magjepsës

Shkruan: Hamzi Ibraimi Unë si një i ri më pëlqen të udhëtoj shumë. Në jetë kam vizituar vende të ndryshme por Stambolli padyshim për mua mbetet një…

BE- SHBA, miliona euro ndihmë për luftën kundër korrupsionit Maqedonisë së Veriut

BE- SHBA, miliona euro ndihmë për luftën kundër korrupsionit Maqedonisë së Veriut Për një dekadë, vetëm Bashkimi Evropian ka investuar më shumë se 140 milion euro, ndërsa…

Kovaçevski: Tërhiqni autobusët pastaj bisedojmë

Kryeministri Kovaçevski nuk do t’i pranojë në takim transportuesit privatë nëse nuk i tërheqin autobusët nga rruga. Kështu ka deklaruar ai në pyetjen e gazetarëve, për të…

Edhe djali i Vuçiq-it kërcënon Kosovën

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq disa herë gjatë ditëve të fundit referuar ngjarjeve në Veri ka thënë se “nuk do të ketë dorëzim”. Rrugës së babait po…

The China-Built Ship that Pulled a US Navy Jet Wreck from the South China Sea

To understand the new politics stance and other pro nationals of recent times, we should look to Silicon Valley and the quantified movement of the latest generation….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *