fbpx
Connect with us

Këta politikanë kosovar nuk e kanë problem të jetojnë me dy gra

Lajme

Këta politikanë kosovar nuk e kanë problem të jetojnë me dy gra

Në shumë shtete perendimore, poligamia është e ndaluar me ligj.

Në Kosovë, legjislacioni në fuqi nuk e lejon martesën me më shumë se një person.

Por disa nga politikanët e vendit tonë, preferojnë poligaminë duke e shkelur ligjin.

Disa nga këta politikanë në kulmin e karrierës së tyre vendosen të bashkëjetojnë me aktore, modele por pa u divorcuar nga gratë.

Këta politikanë kosovar janë Agim Çeku, Blerim Shala dhe Sami Lushtaku.

Agim Çeku-në kohën sa ishte kryeministër, ish pjesmarrëse në Miss Kosova, Mimoza Hargji i rrembeu zemrën kështu që ai vendosi të bashkëjetojë me bukuroshen përkundër faktit që ishte i martuar dhe kishte dy djem të rritur.

Blerim Shala- është politikani tjetër i cili dashurinë e tij e ndanë me dy gra.

Ai zgjedhi aktoren, Aurita Agushin si grua të dytë në kohën kur ai ishte kordinatori i ekipit të unitetit gjatë negociatave për statusin final të Kosovës.

Politikani Shala, ka dy fëmijë me aktoren.

Sami Lushtaku-Ish kryetari i komunës së Skenderajt me gruan e parë jeton në Skenderaj, kurse me të dytën në Prishtinë.

Më sa duket besnikëria që i bëhet bashkëshortes, ditën e martesës me kalimin e kohës zbehet ose harrohet ose me thënë të drejtën këta politikanë japin këtë shembull.

Continue Reading
You may also like...

More in Lajme

To Top