fbpx
Connect with us

Karroca e Lichtenberg-ut

Opinione

Karroca e Lichtenberg-ut

Vetëvendosje dhe LDK-ja, opozitë, kanëpshur

Vetëvendosje dhe LDK-ja, opozitë, kanë
pshurrur mbi karrocën e PDK-së dhe AAK-së, pushtetit, gjatë gjithë qeverisjes
së tyre. E natyrshme. Tash që është larguar karroca dhe nuk po gjejnë një
pëlqim për formimin e qeverisë, të dyja palët herë pas here hedhin akuza, bukur
të rënda dhe mosduruese, ndaj njëra-tjetrës

Mund
të ndodhë – edhe pse kundërshtarët politikë do të ishin të lumtur, në
prapaskenën e errët të heshtjes së tyre, të mos ndodhte fare – që Vetëvendosja
dhe LDK-ja ta formojnë qeverinë e re në ditët e mbetura të afatit. Do të ishte
një lehtësim i madh për të gjithë ata që kanë votuar për ta parë të jetësohet
dhe për të gjithë ata që ndoshta nuk kanë votuar, por në fund të fundit do të
donin një qeveri për vendin e tyre, edhe nëse as për së afërmi jo të atë
idealen.

Ndërkohë,
kanë kaluar mbi tre muaj dhe subjektet politike fituese të zgjedhjeve,
pikërisht ato që pritej dhe trumbetohej se më së lehti do të merreshin vesh mes
vetes, ende nuk kanë arritur të vijnë deri te një marrëveshje.

Gjendja
e krijuar ta kujton atë aforizmin e Lichtenberg-ut: «Katër deputetë pshurrin
një karrocë; kur ajo largohet, atëherë ata pshurrin njëri-tjetrin».

Vetëvendosje
dhe LDK-ja, opozitë, kanë pshurrur mbi karrocën e PDK-së dhe AAK-së, pushtetit,
gjatë gjithë qeverisjes së tyre. E natyrshme. Për shumë çka, madje me shumë të
drejtë. Por, kanë bërë çmos, pa zgjedhur argumente e skrupuj, të pshurrin mbi
të sidomos gjatë fushatës zgjedhore dhe kjo në njëfarë mënyre i ka bërë edhe të
fitojnë në zgjedhje. Ishte shkurtpamësi e tyre apo indiferencë ndaj asaj që do
të vinte ashtu siç e dinin se do të vinte, largimit të karrocës? Besoj, më
shumë e dyta.

Tash
që është larguar karroca dhe nuk po gjejnë një pëlqim për formimin e qeverisë,
të dyja palët, si fillim, herë pas here hedhin akuza, bukur të rënda dhe
mosduruese, ndaj njëra-tjetrës. Sigurisht, nga eksponentët kryesorë ende ka
përmbajtje nga akuzat dhe fyerjet, me shpresë të arritjes së një marrëveshjeje,
jo pse parimisht janë kundër sulmeve të tilla. Gjithçka do të harrohej nëse
përfundon mirë. Mirëpo, ditën që do të kalojë afati pa gjetur një zgjidhje,
duke qenë se ajo karroca e mëparshme nuk është më aty, atëherë pshurrja kundër
njëri-tjetrit do të bëhet e pashmangshme. Liderët e të dy partive do të jenë
garuesit kryesorë cili po e hedh më larg. Nuk do të jetë aspak kohë e mirë, as
për ata që gëzohen të ndodhë kjo gjë. Stërkalat, as në breg, kurrë nuk kanë
qenë lehtësim.

Ndërkohë,
humbësit e zgjedhjeve do të ndihen fitues si do që të jetë. Nëse formohet
qeveria, do ta kenë një karrocë ndaj së cilës do t’i shfrynin ca nevoja. Nëse
jo, do të kërkojnë të jenë përsëri në karrocë, pavarësisht se dikush do të
mbështetet për saj për t’i shfryrë ato nevoja.

MEDIAL.mk

More in Opinione

Te fundit

Facebook

Populare

To Top