fbpx
Connect with us

Kante merr vendim për të ardhmen e tij

Sport

Kante merr vendim për të ardhmen e tij

N’Golo Kante ka qenë njëri nga lojtarët më të përfolur gjatë afatit kalimtar veror.

Mesfushori francez nuk luajti në disa ndeshje për Chelsean dhe disa skuadra të mëdha u futën në garë për të.

Inter këmbënguli më së shumti për transferimin e lojtarit, por atë e donin edhe Paris Saint Germain dhe Real Madrid.

Megjithatë mediumi francez Le10sport ka raportuar se Kante ka marrë tanimë vendimin për të ardhmen e tij.

Francezi ndihet shumë mirë te Chelsea dhe nuk e ka ndërmend të largohet nga klubi.

Gjithnjë sipas informacioneve të këtij mediumi, Kante i ka bërë të qartë trajnerit Lampard dhe drejtuesve të klubit londinez se dëshiron të vazhdoj qëndrimin në Stamford Bridges.

Përkundër që PSG, Real Madrid e Inter planifikonin transferimin e Kantes në një tjetër afat kalimtar, ai pritet t’i qëndrojë besnik Chelseat, ku është njëri nga lojtarët më të dashur në klub.

Continue Reading
You may also like...

More in Sport

Te fundit

Facebook

Populare

To Top