fbpx
Connect with us

“Kam qenë tifoz i Interit”, rrëfimi special i Ançelotit: Flas me Konten në telefon, Milani më ndryshoi jetën…

Sport

“Kam qenë tifoz i Interit”, rrëfimi special i Ançelotit: Flas me Konten në telefon, Milani më ndryshoi jetën…

“Milani po bën një punë të mirë. Pioli dhe Maldini kanë bërë një punë të jashtëzakonshme në gjashtë muajt e fundit, – tha ish-trajneri i Milanit në prag të derbit të Milanos.

Karlo Ançeloti është trajneri i momentit në Premier Ligën angleze. Italiani i ka surprizuar të gjithë këtë sezon me ecurinë në drejtimin e Evertonit. Në një intervistë 360 gradë të dhënë për La Gazzetta dello Sport, trajneri italian veç të tjerash ka folur për derbin specialt të ditës së nesërme teksa ka zbuluar një afeksion special për Interin në kohën kur ai ka qenë i vogël. Ançeloti gjithashtu nuk i kursen elozhet për Stefano Pioli dhe Paolo Maldini duke vënë në pah punën e mirë që kanë bërë.

“Milani po bën një punë të mirë. Pioli dhe Maldini kanë bërë një punë të jashtëzakonshme në gjashtë muajt e fundit, – tha ish-trajneri i Milanit në prag të derbit të Milanos.“Unë kurrë nuk kam pasur dyshime në lidhje me cilësitë e Maldinit si drejtor teknik. Përvoja është një kërkesë e rëndësishme, por ju e fitoni atë duke punuar. Inter ka forcuar ekipin gjatë verës. Ata mund të thyejnë hegjemoninë e Juventusit. Në përgjithësi, unë mendoj se është sezoni më i pasigurt i dekadës së fundit. Antonio Konte është një profesionist. Ndonjëherë flasim në telefon, ai ka një dëshirë të madhe për të përmirësuar dhe zgjeruar kulturën e tij të futbollit. Trajnerë si ai i bëjnë skuadrat të fitojnë. Stefano Pioli është një person që e vlerësoj, si njeri gjithashtu dhe si trajner.

CV-ja e tij flet vetë: ka arritur rezultate të shkëlqyera në çdo skuadër që ai ka qenë trajner. Ibra është Ibra. Kur gjen një futbollist si ai, je me fat. Motivimi dhe krenaria kanë qenë gjithmonë forca e tij, Ibra është një profesionist i jashtëzakonshëm. Në anën tjetër të fushës, Romelu Lukaku do të jetë kërcënimi më i madh për kuqezinjtë: Tek Evertoni ai la një kujtim shumë të mirë. Të gjithë flasin shumë mirë për Lukakun. Nuk e njoh, por nga ai duket një lojtar i personalitetit dhe karakterit. Ai është një qendërsulmues modern: ai shënon gola dhe bën një punë të madhe për ekipin”.

Tekniku 61-vjeçar tregon se ai e kishte mbështetur Interin kur ishte fëmijë: “Fëmijë, unë isha një interist sepse u magjepsa nga ekipi i Helenio Herrera. Më dhuruan një fanellë të Sandro Macolës, në ato kohë këto gjëra ishin një gjë e rrallë. Milani, megjithatë, është klubi që ka ndryshuar jetën time: së pari si lojtar dhe më pas si trajner”.Në fund Ançeloti ndan mendimet e tij për emërimin e Pirlos si trajner i Juventusit: “Kur dëgjoj se ai është ende i papjekur për të qenë trajner i Juventusit, unë përgjigjem se kërkohet njohuria e temës dhe përvojë për të qenë një trajner dhe Pirlo ka shumë kompetencë.”

Continue Reading
You may also like...

More in Sport

To Top