fbpx
Connect with us

Juventusi me plot mungesa, Pirlo nuk shqetësohet për ndeshjen ndaj Crotones

Sport

Juventusi me plot mungesa, Pirlo nuk shqetësohet për ndeshjen ndaj Crotones

Juventusi me plot mungesa, Pirlo nuk shqetësohet për ndeshjen ndaj Crotones

Pirlo ka të paktën më tepër fat se shumë nga kolegët e tij, për arsyen e thjeshtë se ka në një organikë me shumë cilësi. Kjo edhe sepse pauza për impenjimet e kombëtareve nuk ka qenë me siguri një avantazh për Juventusin, madje ka ndodhur krejt e kundërta.Cristiano Ronaldo është bllokuar nga Covid-19, Dybala ka bërë një udhëtim të gjatë ndërkontinental pa luajtur me Argjentinën për shkak të një virusi në aparatin tretës, ndërsa Ramsey nuk ndoqi Uellsin në Bullgari për një problem muskulor.

Të gjitha këtyre ju duhen shtuar edhe rikthimet nga udhëtimet e gjata si në rastet e Cuadrado, McKennie dhe Bentancur. Në sfidën me Crotonen Pirlos i duhet të shpikë për të improvizuar sulmin titullar.Duke parë tablonë e përgjithshme, është e mundur që trajneri të zgjedhë modulin 4-4-2 duke hedhur në sulm Kulusevskin dhe Moratën që ka qëndruar këto ditë në Torino për të përmirësuar gjendjen fizike dhe Bernardeschin e Chiesa-n nga krahët, edhe pse duket një zgjedhje që i ofron pak ekuilibër në skuadrës.

Është i mundshëm edhe opsioni që trajneri të zgjedhë një tredhëmbësh sulmi, me Chiesan dhe Kulusevskin nga krahët dhe Morattën në qendër me një mesfushë më solide. Në çdo rast edhe një Juventus i reduktuar nga dëmtimet apo mungesat, mbetet një skuadër e niveleve shumë të larta.

Continue Reading
You may also like...

More in Sport

Te fundit

Facebook

Populare

To Top