fbpx
Connect with us

Juan Martinez Munuera gjyqtar në El Clasico, këto janë rezultatet e dy skuadrave kur ai ka referuar

Sport

Juan Martinez Munuera gjyqtar në El Clasico, këto janë rezultatet e dy skuadrave kur ai ka referuar

Juan Martinez Munuera gjyqtar në El Clasico, këto janë rezultatet e dy skuadrave kur ai ka referuar

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka njoftuar emërimet e tyre për gjyqtarët në ndeshjen e kësaj fundjave me Juan Martinez Munuera që do të jetë gjyqtari i ndeshjes në El Clasico.Në dhomën VAR për ndeshjen do të jetë Jose Maria Sanchez Martinez. Martinez Munuera ka gjykuar Real Madrid në 24 raste gjatë karrierës së tij dhe rekordi i tyre me të është 15 fitore, tetë barazime dhe katër humbje. Ai tashmë ka mbikëqyrur një ndeshje të Real Madridit këtë ediciom ndërsa ai mori përsipër barazimin e tyre pa gola me Real Sociedad për të filluar fushatën e tyre 2020/21

Ai ndërkohë ka referuar në 21 ndeshje të Barcelonës. Është një rekord i ngjashëm me 15 fitore, tre barazime dhe tre humbje. Hera e fundit kur ai i referoi Barcelonës ishte në fitoren 2 me 0 ndaj Leganes.

Pesëdhjetë lojtarë të Real Madrid janë ndëshkuar me karton të verdhë nga Martinez Munuera dhe Jesus Vallejo një herë u dha një karton i kuq , ndërsa 49 lojtarëve të Barcelonës u është dhënë kartoni i verdhë nga gjyqtari i kësaj fundjave.Secila prej dy ekipeve është vlerësuar me pesë penallti nga zyrtari 38-vjeçar. Kjo ndeshje do të jetë Clasico e tij e parë dhe zhvillohet nesër me fillim nga ora 16:00.

Continue Reading
You may also like...

More in Sport

Te fundit

Facebook

Populare

To Top