Connect with us

“Jeta ime s’ka kuptim pa atë”/ E reja shqiptare i jep fund jetës në burg, babai i shkatërruar nga dhimbja

Latest

“Jeta ime s’ka kuptim pa atë”/ E reja shqiptare i jep fund jetës në burg, babai i shkatërruar nga dhimbja

jë ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një vajzë shqiptare e akuzuar për vjedhje i ka dhënë fund jetës në burgun e Montorios.

Shqiptarja me emrin Donatella Hoda që akuzohej për vjedhje kishte varësi nga droga dhe babai i saj i tronditur pas ngjarjes ka thënë se e ka çuar në qendra të ndryshme të specializuara, madje edhe jashtë Italisë, dy herë në Spanjë, më pas në Kroaci dhe në Belgjikë për ta shëruar, por që s’ja ka arritur.

“Të shpëtoja atë ishte bërë arsyeja ime për të jetuar”, tha ai për median italiane, Corriere della Sera.

I prekur nga kjo ngjarje e rëndë është edhe gjykatësi që ndoqi rastin e 27-vjeçares.

“Unë po dridhesha, të dy u ndjemë të mundur. Gjyqtari dhe unë ishim të dy duke qarë. Ndihemi të mundur dhe të humbur, kërkuam falje. Unë po dridhesha, Donatella ime gjithmonë më fliste për këtë magjistrat si të ishte baba i dytë për të. Ajo tha se ishte i vetmi që kishte përzemër. Në fillim askush nuk gjeti forcë të fliste, kishte vetëm lot. Ndjej se jeta ime pa Donën nuk vlen më asgjë, jam unë që dështova dhe jo gjyqtari”, tha babai i Donatella Hodos , 27-vjeçarja e cila u vetëvra javën e kaluar .

Continue Reading
You may also like...

More in Latest

Facebook

Popular

To Top