Irani sanksionon zyrtarët e vendeve evropiane: Po ndërhyjnë në veprimtarinë tonë të brendshme

Irani vendosi sanksione të hënën ndaj krerëve të agjencisë së zbulimit dhe të ushtrisë së Britanisë, si dhe ndaj personaliteteve politike britanike dhe gjermane, duke iu kundërpërgjigjur kështu Evropës përpara se ajo të vendoste për sanksione të reja.

Në konferencën e tij javore për shtyp, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Nasser Kanani fajësoi evropianët dhe britanikët për “ndërhyrje në punët e brendshme të Republikës Islamike të Iranit” dhe tha se sanksionet “hyjnë në fuqi që sot”.

Britania dhe Gjermania kanë bërë kritika veçanërisht të forta ndaj reagimit të Iranit ndaj protestave pothuajse tre mujore të shkaktuara nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini.

Gruaja kurdo-iraniane vdiq në paraburgim pas arrestimit të saj nga policia e moralit, e cila e akuzoi për shkelje të kodit të veshjes së Iranit për gratë.

Irani vendosi sanksione ndaj 32 individëve dhe subjekteve duke i paraprirë takimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian në Bruksel. Ata pritej të vendosnin sanksione shtesë kundër Iranit për shkak të reagimit të tij ndaj demonstratave.

Lista e sanksioneve të Iranit përmendi Ken McCallum-in, drejtor i përgjithshëm i agjencisë vendase të kundërzbulimit, MI5 dhe shefin e shtabit të mbrojtjes, Admiralin Sir Tony Radakin.

Të tjerë të sanksionuar janë anëtarë aktualë dhe ish-deputetë të parlamentit britanik dhe Institutit Tony Blair për Ndryshim Global.

Janë të listuara gjithashtu disa personalitete politike dhe kompani gjermane. Këto përfshijnë Annegret Kramp-Karrenbauer, ish-kryetare e partisë Bashkimi Kristian Demokrat dhe Claudia Roth, komisionere e qeverisë federale për kulturën dhe median.

Të sanksionuar janë gjithashtu revista satirike franceze Charlie Hebdo dhe divizioni në gjuhën perse i Radios Evropa e Lirë (Radio Free Europe), një rrjet simotër i Zërit të Amerikës.

Të sanksionuarve nuk do t’u lejohet hyrja në Iran dhe do t’u konfiskohen pasuritë./ VOA

Related Posts

Zelensky kërkon ndihma urgjente, aleatët mblidhen në Paris

Franca ka mbledhur të martën donatorët ndërkombëtarë për një konferencë të përqëndruar tek ndihma për Ukrainën, infrastruktura e së cilës po sulmohet nga forcat ruse. Presidenti francez…

Vuçiqit i pengon Shqipëria në NATO, ja çfarë thotë

Dogana e Kosovës të enjten ka realizuar një kontroll tek një dyqan ku shiten pije alkoolike në fshatin Hoçë e Madhe (Komuna e Rahovecit). Në këtë kontroll…

UK’s Queen Elizabeth Pulls Out of Commonwealth Service

To understand the new politics stance and other pro nationals of recent times, we should look to Silicon Valley and the quantified movement of the latest generation….

UK Online Safety Bill Puts Internet Ad Scams Under Microscope

To understand the new politics stance and other pro nationals of recent times, we should look to Silicon Valley and the quantified movement of the latest generation….

UK Commit to Enhanced India Ties in Indo-Pacific Talks

To understand the new politics stance and other pro nationals of recent times, we should look to Silicon Valley and the quantified movement of the latest generation….

UK Announces Plan to Ban Exports of Luxury Goods to Russia

To understand the new politics stance and other pro nationals of recent times, we should look to Silicon Valley and the quantified movement of the latest generation….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *