fbpx
Connect with us

Interi këndellet me një fitore në udhëtim te Genoa

tjera

Interi këndellet me një fitore në udhëtim te Genoa

Interi ka arritur të fitojë në udhëtim te Genoa me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në Serie A. Nerazzurrët kanë arritur t’i kthehen fitores pas dy rezultateve negative radhazi në kampionat, pasi pas barazimit me Lazion dhe humbjen ndaj Milanit, kanë mposhtur Genoan.Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë dhe dominim të Interit, i cili kërkonte me çdo kusht golin e epërsisë.

Megjithatë, edhe përkundër rasteve të shumta, portat mbeten të paprekura dhe ekipet shkuan në pushim me rezultat 0-0.Në pjesën e dytë, Interi u tregua edhe më i mirë se në të parën, pasi ishte më konkret duke shënuar edhe dy gola për të siguruar fitoren.Goli i parë i ndeshjes vetëm në minutën e 64-të dhe ishte Romelu Lukaku, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Nicolo Barellas.

Për epërsinë 2-0 u përkujdes mbrojtësi Danilo D’Ambrosio (79’) që shënoi me kokë nga afërsia pas asistimit të Andrea Ranocchias dhe ky doli të jetë rezultati përfundimtar.Pas kësaj fitore, Interi e sheh veten në pozitën e tretë më 10 pikë, ndërsa Genoa renditet e 15-ta me katër pikë.Në ndeshjen radhës, Nerazzurrët e presin në shtëpi Parman, ndërsa Genoa luan derbin ndaj rivalit të urryer, Sampdorias.

Continue Reading
You may also like...

More in tjera

Te fundit

Facebook

Populare

To Top