fbpx
Connect with us

Ikje nga të vërtetat

Opinione

Ikje nga të vërtetat

Tabutë nuk janë të njohura vetëm në shoqëritë tradicionale, po edhe në këto moderne, ku teknologjia e mbajtjes së problemeve larg syrit të opinionit publik, është ekstremisht e sofistikuar.

Ibrahim Berisha

Temat problemore si analfabetizmi, korrupsioni, varfëria, pabarazia ekstreme, fenomenet sociale, droga, prostitucioni, dhuna në familje, nepotizmi, pastaj temat politike, komunizmi dhe lustrimi, edukata fetare, shamia, thatësia ektsreme e sivjetshme, privatizmi  joefikas…dhe shumë të tjera, të gjitha janë të drejta të shtrohen, të diskutohen, të argumentohen, mundësisht në fund, të marrin zgjidhjen e duhur. Pra, janë probleme. Vetë problemi është gjendje qe synon diskutim po edhe zgjidhje. Thënë edhe më drejtpërdrejtë, vendosmëria për të zgjidhur ose edhe për të kontribuar në zgjidhjen, vetëvetiu paraqet një rezultat, sepse flet për një nivel solid të zhvillmit të lirisë së individit.

Një
shoqëri pa probleme nuk është dinamike, kreative dhe dhe me një synim të qartë
për të ardhmen. Po kështu, është e ditur se
problemet kanë të bëjnë me paknaqësi lidhur me një situatë të caktuar.


gjitha këto probleme janë të zakonshme për një shoqëri demokratike. Një
shoqëri, e cila jep shenjat e fillimit të pjekurisë demokratike, të vlerësimit
të lirisë për vete dhe për të tjerët. Është pikërisht periudha e adoloshencës
demokratike, dmth koha e pjekjes dhe e maturimit. Kjo moshë demokratike
cilësohet si periudha më e vështirë, pikërisht mbasi duhet të tregojë se një
fëmijë më nuk është vetëm fëmijë, por i rritur, i pjekur për të mos u trajtuar
i varur, i nënçmueshëm dhe i papërgjeshëm. E, po kjo është periudha problemeve
të mëdha, e krizës dhe e frustrimit, dhe pika thyese, nëse një adoleshent del
në autostradën e zhvillimit human dhe profesional, apo do të hyjë në tunelin e
errët të problemeve “ngulfatëse”. Njësoj si shoqëria demokratike e
tranzicionit.

Nervoza
që përcjell bisedat me të thjeshta  kur
flitet për shumicën e këtyre temave, nuk është shprehje e racionalitetit
demokratik, por e ireacionalitetit autoritar, postdiktatorial, provincial. Apo edhe e standardit etik dhe kulturor, që preket nga
sindroma e shmangies së problemeve reale për t’u marrë me probleme ireale, apo
së fundmi, fare pak të rëndësishme.

Racionaliteti
demokratik respekton mundësinë e konfiktualitetit brenda një çështjeje,
problemi apo teme  të rëndësishme, punon
që ai problem të mos eskalojë, pra 
ndërhyn përmes mjeteve dhe metodave demokratike, që ta zgjidh. Nëse
askush nuk merret me një problem të vërejtshëm qoftë ai edhe të jetë fare
minimal, atëherë do të ketë plotë mundësi dhe mbase edhe ndonjë arsye për ta
instrumentalizuar e keqpërdorur atë duke i dhënë elemente transfomimi, fjala
vjen, nga një problem personal, në një problem kulturor, në një problem
politik, aq më keq, në një aksion destruktiv.

Demokracia,
është për të ndihmuar, këto tema të vështira, të mos përfundojnë në trazime,
dhe pastaj të kenë pasoja destruktive afatshkurtëra dhe afatgjata, qoftë për
kategori të veçanta apo për të gjithë qytetarët.

E
kundërta, do të ishte shumë e pa efekt të mendohet se këto tema, që ekzistojnë
në variante të ndryshme socio-kulturore dhe publike, guxojnë e duhet të
shtrohen e trajtohen në shoqëritë demokratike, të mos guxonin të publikoheshin
apo edhe më keq, të mos fliteshin sipërfaqësisht në shoqëritë e tranzicionit,
si kjo jona. Atëherë kemi të të bëjmë me shoqërinë autoritare, ku tabutë janë
më të shumta se sa temat që diskutohen. E vërteta, tabutë nuk janë praktika të
njohura vetëm në shoqëritë tradicionale, po edhe në këto moderne, ku
teknologjia e mbajtjes së problemeve larg syrit të opinionit publik, është
ekstremisht e sofistikuar.

Shoqëria
tradicionale është ende e reflektuar nga e kaluara, ku pikërisht këto tabu,
janë konsideruar si vlera që kanë mbajtur dinjitetin, prestigjin dhe aftësinë e
grupit, pra koherencën etij, madje edhe të grupit social themelor, siç është
familja.  Në familjet shqiptare ka pasur
një predisponim prore të flitet pak për problemet e brëndshme, qofshin ato edhe
shumë të rëndësishme. Është folur shumë më tepër për problemet e fqinjeve dhe
të lagjes se sa për problemet e vetë anëtarëve të saj. Kjo praktikë vazhdon të
jetë ende e tillë.

Prandaj,
aq shpesh thuhet: Po nuk ka problem! Dmth, se
problemi mbetet ashtu siç ka qenë, i fshehur, i mbyllur, i paketuar! Kur një
anëtar familjeje ka zgjebën, pothuajse të gjithë familjarët mobilizohen që kjo
punë të mos merret vesh, edhe gjykojnë anëtarin e tyre, të shpeshtën fëmijën,
të mos flas dhe të ruhet, për t’mos u hetuar nga bashkëmshatarët! Flitet për
zgjebën në familjen tjetër! Është në pyetje pra, mbrojtja e autoritetit dhe
prestigjit të familjes, të cilat në një mënyrë sinkronike, janë të lidhura edhe
me sanksione të fuqishme sociale apo etike. Kemi dëgjuar si një i moshuar apo e
moshuar flet me fajësi pse ka pasur si fëmijë zgjebën apo në shkollë gjatë një
kontrolli mjekësor, i janë gjetur morra!

E
vërteta, asnjëra nga temat tabu, nuk mund të jetë problem në shoqëritë
autoritare. Atje rregullat e komunikimit publik janë të kornizuara penalisht
dhe po hyri kush në fushën e minuar, ndëshkimi është ai që do ta “riedukojë”.
Dmth se hapja e këtyre temave në shoqëritë autoritare mund të shihet edhe “si
paedukatë” apo “jokulturë” njësoj sikur në familjen autoritare.

Institucionet
qeveritare, po kështu ngjashëm sikur familja, kur ka një temë të fortë për të
cilën diskutohet në publik, shpikin një tjetër më pak thelbësore dhe kështu
gjithë vëmendja e opinionit tërhiqet në atë drejtim. Kjo në fund të fundit,
paraqet censurën moderne, por si shihet, ajo nuk është veçëse një censurë
tradicionale, e cila ka jetuar në bërthama më të vogla sociale, siç është
familja, një e tillë është edge kjo jona. Në fund të fundit, njerëzit kanë
probleme reale, ndërsa qeveritarët, të shumtën e herave,  duan t’i dizejnojnë dhe plasojnë si virtuele.
Nëse janë reale, atëherë ato do të kërkojnë marrjen me to, madje në mënyrë dhe
me mjete reale. Ndryshe, formalisht do të mund të thuhej se institucionet që
komunikojnë me publikun, duhet të jenë transparente, të krijojnë kushte për
qasje në informacion, dhe do pasur parasysh se ky është edhe obligim, mbasi
këtë e përcaktojnë edhe ligjet që kanë të bëjnë me qasje në dokumenta zyrtarë
dhe për transparencën publike.

MEDIAL.mk

More in Opinione

Te fundit

Facebook

Populare

To Top