fbpx
Connect with us

Icardi nostalgjik, kujton tripletën e shënuar tre vite më parë (FOTO LAJM)

Sport

Icardi nostalgjik, kujton tripletën e shënuar tre vite më parë (FOTO LAJM)

Icardi nostalgjik, kujton tripletën e shënuar tre vite më parë (FOTO LAJM)

Jemi vetëm dy ditë para derbit të Milanos dhe gradualisht vëmendja e botës së futbollit po zhvendoset pikërisht drejt sfidës së 17 tetorit, e cila këtë vit do të luhet pa praninë e publikut të mrekullueshëm që ka mbushur gjithmonë shkallët e stadiumit “San Siro”.Një nga personat më nostalgjikë për derbin e Milanos është edhe ish kapiteni i Interit, Mauro Icardi, i cili sot ka sjellë në kujtesë tre golat që shënonte fiks 3 vite më parë ndaj kuqezinjve dhe u jepte zikaltërve fitoren 3-2.

“Kemi qenë ajo që nuk tregohet, por që kurrë nuk harrohet”, ka shkruar sulmuesi në Instagramin e tij, duke postuar edhe foton e festimit të njërit prej 3 golave të shënuar mbrëmjen e 15 tetorit të 2017-ës, kohë kur mbante edhe shiritin e kapitenit të Interit në krahun e tij.Tani argjentinasi nuk është më pjesë e zikaltërve dhe ka nisur sezonin e dytë me francezët e PSG-së, por nuk e ka harruar asnjëherë klubin ku edhe luajti për herë të parë në nivele të larta, ndërsa edhe bashkëshortja e tij Wanda Nara ka postuar një foto nga shtëpia e tyre në Milano, me pamje nga stadiumi “San Siro”.

Continue Reading
You may also like...

More in Sport

Te fundit

Facebook

Populare

To Top