Connect with us

Hoqi flamurin turk nga plazhi në Gjirin e Lalzit dhe e hodhi në det, policia vë në pranga 48-vjeçarin, ja çfarë e ‘tradhtoi’

Latest

Hoqi flamurin turk nga plazhi në Gjirin e Lalzit dhe e hodhi në det, policia vë në pranga 48-vjeçarin, ja çfarë e ‘tradhtoi’

Policia e Durrësit, pas disa orësh kërkime, bëri të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Sh. S, 48 vjeç, banues në Mazrek, Tiranë.

Kapja dhe arrestimi i tij u bë për arsye se ky shtetas, gjatë kohës që ka qenë në plazhin e quajtur “Gjiri i Lalzit”, ka hequr me forcë nga një vendrojë detare, një flamur të shtetit turk, të cilin më pas e ka hedhur në mënyrë demonstrative në det.

Ky veprim është filmuar me celular dhe më pas është postuar në rrjetet sociale, nga ky shtetasi Sh. S, duke shërber si provë pë policinë.

hërbimet e Policisë e shpallën fillimisht në kërkim shtetasin Sh. S., pasi ishte fshehur pas ngjarjes.

Pas kërkimeve nga Policia u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit Sh. S., për veprat penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Continue Reading
You may also like...

More in Latest

Facebook

Popular

To Top