fbpx
Connect with us

Hashim Thaçi jep dorëheqje?? kush ja kërkoj….

Kosovë

Hashim Thaçi jep dorëheqje?? kush ja kërkoj….

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, do të japë dorëheqje.Ai tha se veprim i tij do të ndodhë për shkak të Gjykatës Speciale.“Presidenti do të japë dorëheqje për shkak të Speciales”, ka thënë Bahtiri në Express.“Thaçi edhe ashtu nuk do të mund të funksiononte në një qeverisje të udhëhequr nga Kurti”.“

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka folur për dialogun mes Kosovës e Serbisë, por ka këmbëngulur që nga kjo çështje që do të zhvillohet në Bruksel, si përfundim, nuk do të lëvizë asnjë copë nga toka e Kosovës.

Bahtiri në Interaktiv të KTV-së, tha se sa i përket kësaj çështje është përgjegjësi më e madhe për të si kryetar i Mitrovicës, pasi thotë se Mitrovica po tentohet të ndahet.

“Padrejtësisht Komuna e Mitrovicës është ndarë në dysh, e kam marrë iniciativën për të takuar të gjithë, deri te presidenti për të parë se si do të zhvillohet më tutje problemi, siç po thuhet, ndarjes së Kosovës”, tha ai.

Bahtiri ka thënë se Mitrovica është e vendosur të mbroj çdo pëllëmbë të Mitrovicës, dhe sipas tij, kufijtë nuk do të lëvizin.

“Do ta mbroj fuqishëm edhe në tavolinë por po qe nevoja edhe në rrugë”, tha ai.

Bahtiri ka folur edhe për deklaratat e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili thotë se nuk do të ketë ndarje por afrim të Luginës së Preshevës me Kosovën.

“Me sinqeritet i kam thënë se po se lëvizë vetëm një hap në atë drejtim, pra në ndarje të Kosovës, po iu garantoj se ai do të rrëzohet. Çdo njeri që guxon të prek territorin e Kosovës, do të jetë në rrëzim të shtetit. U bëj thirrje politikanëve të mbrojmë truallin e të parëve tanë”, tha ai.

More in Kosovë

Te fundit

Facebook

Populare

To Top