fbpx
Connect with us

Hadërgjonaj: I lumtur me paraqitjen, treguam se luftojmë

tjera

Hadërgjonaj: I lumtur me paraqitjen, treguam se luftojmë

Florent Hadërgjonaj është deklaruar i lumtur me paraqitjen e ‘Dardanëve’ në barazimin 0-0 ndaj Greqisë.

Ai ka thënë se kanë dashur ta dëshmojnë që luajnë për fanellë dhe japin maksimumin.

“Normal kemi qenë në fazë të vështirë, ashtu siç thua ti kishim mungesa, por donim të tregonim vetën se luftojmë për shokët dhe për këtë shtet. Shpresoj të kemi treguar veten pasi kemi luftuar. Këtë pikë e marrim me vete në Kosovë”.

“Kjo pas lojës me Maqedoninë ishte një kapitull i ri. Tashmë ishte hapi i parë sonte që të tregojmë se nuk jemi këtu me fat, por kemi merituar. Ky ishte hapi i parë, nuk morëm tri pikët, por treguam anë pozitive. Në muajin tjetër kemi dy ndeshje dhe shkojmë hap pas hapi”.

“Besoj se këto janë emocionet e lojës. Normal, ne luftojmë dhe ne lojtarët që jemi këtu luftojmë bashkë. Ajo është pjesë e lojës ta bëjmë edhe gjyqtarin në anën tonë pasi nuk ishte me ne. Ishin emocione dhe edhe pas ndeshjes emocionet ishin lart. Por, në fushë të gjithë shkonim bashkë dhe të bënim diçka”, ka deklaruar Hadërgjonaj për Supersport. /Telegrafi/

Continue Reading
You may also like...

More in tjera

Te fundit

Facebook

Populare

To Top