fbpx
Connect with us

Griezmann sinjale Koemanit: Dechamps di ku të vendosë

Sport

Griezmann sinjale Koemanit: Dechamps di ku të vendosë

Griezmann sinjale Koemanit: Dechamps di ku të vendose

Antoine Griezmann realizoi një gol të shkëlqyer në fitoren 1-2 të Francës ndaj Kroacisë në stadiumin “Maksimir”, në Ligën e Kombeve, pas një asisti të Mendy. I intervistuar në përfundim të sfidës, sulmuesi i Barcelonës dha një mesazh për stafin teknik “blaugrana”, edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë.“Ndihem mirë, sepse trajneri (Deschamps) di se ku të më vendosë dhe, për këtë arsye, përfitoj prej tij si dhe nga besimi që më japin shokët e mi të skuadrës.”

Lidhur me golin e tij, sulmuesi francez shpjegoi:“Mendoj se shënova një nga golat më të mirë në karrierën time. Godita me të gjithë forcën time dhe për fat të mirë hyri në portë”.Goli ndaj Kroacisë riafirmoi Griezmannin në pozitën e pestë të shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave të Francës: Henry (51), Giroud (42), Platini (41), Trezeguet (34) dhe Griezmann (33). Lojtari i Barcelonës e ka lënë pas Zidane me 31 gola.

Continue Reading
You may also like...

More in Sport

To Top