fbpx
Connect with us

Grafite me mesazhe interesante në një shkollë në Pejë

FUN

Grafite me mesazhe interesante në një shkollë në Pejë

Pas publikimit të testit të programit për vl

Pas publikimit të testit të programit për vlerësimin ndërkombëtar të cilësisë së arsimit, i njohur më shkurtesën PISA ku Kosova doli me rezultateve negative, pati shumë reagime të opinionit publik ku për këto rezultate të dobëta fajësonin Ministrinë e Arsimit.

E një reagim me grafite është bërë pikërisht sot në gjimnazin Bedri Pejani në qytetin e Pejës. Persona të panjohur janë futur në oborrin e shkollës e cila sapo është renovuar tërësisht dhe në muret e saj kanë shkruar: “Ndreqeni sistemin tani lyjeni shkollës. #PISA”

Kosova doli shumë keq në rezultatet e PISA-2018, ku nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, dolën të tretët nga fundi për nga njohurit në shkrim-lexim,matematikë dhe shkenca të tjera.

Megjithë investimet që i ka bërë dhe po bënë shteti i Kosovës në infrastrukturën shkollore, kjo gjë nuk po jep rezultat në ngritjen e cilësisë në dije të nxënsëve. Dhe duke pasë parasysh rezultatet ky  mbishkrim në muret e kësaj shkolle  duket të  jetë i arsyeshme  dhe shumë domethënës.

More in FUN

Te fundit

Facebook

Populare

To Top