fbpx
Connect with us

Gjyqtari nga Kosova do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Barcelona – Ferencavaros

Lajme

Gjyqtari nga Kosova do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Barcelona – Ferencavaros

Barcelona – Ferencavaros, gjyqtari nga Kosova do të ndajë drejtësinë në këtë ndeshje.

Barcelona do ta nis edicionin e ri në Ligën e Kampionëve përballë skuadrës hungareze Ferencvaros.

Gjiganti spanjoll do të ketë përballë befasinë më të këndshme Ferencvaros e cila eliminoi shumë skuadra të mëdha për tu futur në grupe.

Barça synon fitore, por për ekipin mysafir në fushë do të jetë ylli shqiptar Myrto Uzuni që synon të gjejë rrjetën në Camp Nou.

Përveç një futbollisti shqiptar që do të jetë në fushë, një tjetër do të gjykojë këtë sfidë.

Fjala është për gjyqtarin anësor nga Kosova, Bekim Zogaj i cili do të jetë asistent i kryesorit Sandro Scharer.

Për Zogajn është hera e parë në karrierën e tij që do të ndajë drejtësinë në ndaj Barcelonës.
Zogaj që ka pasaportë zvicerane është njëri nga gjyqtarët anësorë më të mirë në Zvicër dhe ai shpeshherë gjykon në ndeshjet evropiane.

Kjo ndeshje zhvillohet të martën e 20 tetorit me fillim nga ora 21:00 në Camp Nou.

Continue Reading
You may also like...

More in Lajme

To Top