Connect with us

Gjendet trupi i pa jetë 14-vjeçarit në Seman

Latest

Gjendet trupi i pa jetë 14-vjeçarit në Seman

Burime për Klan News konfirmojnë gjetjen e trupit të pajetë të 14-vjeçarit të zhdukur në Seman prej ditës së djeshme. Kërkimet të cilat kanë vijuar edhe gjatë natës, kanë marrë fund këtë paradite me gjetjen e trupit nga polumbarët e RENEA-s.

14-vjeçari u zhduk ditën e mërkurë rreth orës 19:00 teksa po peshkonte.

10 vite më parë, familja ka kaluar të njëjtën tragjedi pasi një djalë tjetër iu mb*t teksa peshkonte në ujërat e lumit.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të ditës së djeshme, për një 14-vjeçar që ishte futur për t’u larë në lumin Seman, ju bëjmë me dije se pas kërkimeve nga shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec dhe polumbarët e RENEA-s, sot rreth orës 10:40, u bë e mundur gjetja e trupit të fëmijës së mby*ur, shtetasit E. S., 14 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al

Continue Reading
You may also like...

More in Latest

Facebook

Popular

To Top