fbpx
Connect with us

Genta: A ju kam thënë që pas shiut del dielli

genta pas shiut del dielli

tjera

Genta: A ju kam thënë që pas shiut del dielli

‘Bodybuilder’-ja e njohur shqiptare, Geta Beqa, është mjaft e komentuar për paraqitjet dhe sukseset e saj në garat sportive.

Ajo në të njëjtën kohë është një personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, ‘bodybuilder’-ja e njohur ndau me ndjekësit e saj disa fotografi të reja, duke vënë si gjithmonë në pah fizikun e saj.

Në një nga fotografitë e fundit, Geta, u shfaq duke pozuar nga mbrapa pranë disa shkallëve, ku shkroi në mbishkrimin e saj:

“A ju kam thënë që del dielli”.

Kjo fotografi vjen vetëm pak orë pasi ajo publikoi për fansat një imazh të realizuar në New York, në një ditë me shi.

Duke zbuluar barkun e saj të tonifikuar, Geta kishte shkruar në mbishkrimin e kësaj fotografie:

“Pas shiut vjen dielli gjithmonë”.

Duke qenë një femër e përkushtuar ndaj trupit dhe me linja perfektë trupore, duket se ‘bodybuilder’-ja e njohur e kombinon motivimin e saj ndaj ndjekësve edhe me thënie të ndryshme motivuese për fansat.

Continue Reading
You may also like...

More in tjera

To Top