fbpx
Connect with us

Foto/ Hashim Thaçi e dekoron Robin Krasniqi me medalje, pasi u shpall kampion i botës

Sport

Foto/ Hashim Thaçi e dekoron Robin Krasniqi me medalje, pasi u shpall kampion i botës

Foto/ Hashim Thaçi e dekoron Robin Krasniqi me medalje, pasi u shpall kampion i botës

Robin Krasniqi është dekoruar me “Medaljen Presidenciale të Meritave” nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për nder arritjes së tij më ta madhe në karrierë, fitimin e titullit të botës në boks.Boksieri nga Kosova, Krasniqi – i cili lufton nën flamurin gjerman – u shpall kampion i përkohshëm i botës në WBA dhe kampion bote në IBO në kategorinë gjysmë të rëndë pasi e mundi Dominic Boesel me një nokaut dërrmues në rundin e tretë të shtunën në Magdeburg.

Krasniqi, i cili i kishte humbur luftërat për kampion bote në vitet 2013 dhe 2015, e jetësoi ëndrrën në tentimin e tretë.33-vjeçari po qëndron për një vizitë në atdhe, ku i ka sjell me vete dhe titujt e botës për të cilën është nderuar nga shefi i shtetit.Presidenti Thaçi e dekoroi atë me “Medaljen Presidenciale të Meritave” pas një takimi të mërkurën.

FOTO

Continue Reading
You may also like...

More in Sport

Te fundit

Facebook

Populare

To Top