fbpx
Connect with us

Formacionet e mundshme të super derbit Inter – Milan

Sport

Formacionet e mundshme të super derbit Inter – Milan

Formacionet e mundshme të super derbit Inter – Milan

Pak më shumës e 24 orë kanë mbetur nga fillimi i derbit më të madh lokal në botë, Inter-Milan.Mëkati më i madh përveç disa mungesave që do të jenë sidomos në kampin e Interit për shkak të lojtarëve të infektuar me koronavirus, do të jetë mungesa e shikuesve, spektaklit të madh që bëjnë gjithmonë në stadiumin mitik San Siro.Trajneri Antonio Conte nuk do të largohet nga sistemi i tij 3-5-2, por me Kolarov dhe D’Ambrosio në krahë dhe de Vrij në qendër, dhe me pesë mesfushorë, ku sërish do të mungojë Christian Eriksen.

Sigurisht se armët kryesore në mesfushë Conte i ka në dispozicion, Vidal, Brozovic dhe Barela, pasi Sensi është i suspendruar, me Perisic dhe Hakimi në krahë dhe me dyshen e frikshme Lukaku-Lautaro.Stefano Pioli ka lajme të mira sa i përket mbrojtjes pasi i gatshëm do të jetë kapiteni Alessio Romagnoli, që mungoi një kohë të gjatë dhe pritet të startojë nga fillimi. Përkrah tij do të jetë sigurtë Kjaer, ndërsa në krah nuk do të ndryshojë asgjë me Calabria dhe Theo Hernandez.

Dyshja shkatërruese dhe ndërtuese e lojës do të përbëhet nga Kessie dhe Bennacer, ndërsa para tyre do të jenë Saelemaekers dhe me shumë gjasë talenti norvergjez Hauge, kurse Calhanoglu në top-formë do të luaj mbrapa Ibrahimovic.Ndeshja zhvillohet pa praninë e shikuesve nga ora 18.00.

Continue Reading
You may also like...

More in Sport

To Top