fbpx
Connect with us

Fjolla: Dikush që del pa rroba bën të mira, dikush që mbulohet bën të këqija

Lajme

Fjolla: Dikush që del pa rroba bën të mira, dikush që mbulohet bën të këqija

Së fundmi këngëtarja e njohur Fjolla Morina ka qenë e ftar në “Prive”, ku ka folur për jetën e saj personale dhe muajin e Ramazanit.

Ajo është mbuluar me shami për t’u uruar gjithë besimtarëve të fesë islame Ramazanin dhe tregoi se ka marrë shumë kritika nga njerëzit, ku i thonin se ajo është këngëtare dhe vishet shumë provokuese prandaj nuk duhet të mbulohej.

Gjithashtu këngëtarja shprehet se nuk i bën përshtypje asnjë koment negativ që merr nga të tjerët.

“Unë e respektoj fenë myslimane.

Kjo nuk do të thotë që duhet të mbulohem patjetër.

Unë i lutem Zotit, kam agjëruar, aq sa mundem.

Ka edhe nga ata që thonë ‘Pse lutesh në Ramazan, kur ti vishesh kështu, se je këngëtare’.

Nuk ka kurrëfarë domethënie.

Ne jemi të gjithë njerëz.

Dikush mbulohet dhe ndoshta bën shumë të këqija, dikush tjetër del pa rroba, por ka bërë shumë të mira.

Unë mendoj që nuk ka të bëjë fare.

Unë gjithmonë kur është Ramazani i lutem Zotit dhe falem, aq sa mundem.

Kur nuk mundem, s’kam ç’të bëj!”, është shprehur Fjolla.

Continue Reading
You may also like...

More in Lajme

To Top