fbpx
Connect with us

Fituesit dhe humbësit në Ligën Premier, pas mbylljes së afatit kalimtar të transferimeve

Sport

Fituesit dhe humbësit në Ligën Premier, pas mbylljes së afatit kalimtar të transferimeve

Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtypur mbi rekl.amat(Foton ose Videon) qe shfaqet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin ↓↓

Fituesit dhe humbësit në Ligën Premier, pas mbylljes së afatit kalimtar të transferimeve.Klubet nga Liga Premier kanë shpenzuar në total 1.5 miliardë euro në këtë afat kalimtar veror.Por, cilat skuadra bën marrëveshje më të mira dhe cilat dështuan t’i realizonin objektivat e tyre?

Fituesi Ollie Watkins Aston Villa arriti në edicionin e kaluar në ndeshjen e fundit të siguronte rikthimin në Ligën Premier dhe tani pronarët kanë mbështetu trajnerin Dean Smith që të bëjë disa transferime.Gjërat për Villan shkuan shumë mirë, pasi arritën të bindin kapitenin Jack Grealish që të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me klubin, derisa spekulohej për një kalim të tij te Manchester United.Transferimi i tyre më i madh dhe rekord është Ollie Watkins, që u ble nga Brentfordi për 30 milionë euro.Emiliano Martinez, Matty Cash, Bertrand Traore dhe Ross Barkley ishin po ashtu transferimet e kësaj vere te Aston Villa.

James Rodriguez Evertoni ndryshoi rregullat e tyre për të mos shpenzuar në afat të transferimeve, duke marrë James Rodriguezin nga Real Madridin, Allan nga Napoli, Abdoulaye Doucoure nga Watfordi, Niels Nounkoun e Marseiles, Robin Olsen nga Roma dhe Ben Godfreyn e Norwichit.Tottenham Hotspuri i ka befasuar të gjithë duke rikthyer Gareth Balen në formë huazimi dhe transferimin e Sergio Reguilonit nga Real Madridi.Jose Mourinho nuk u ndal me kaq dhe transferoi edhe Matt Doherty, Pierre-Emile Hojbjerg dhe Carlos Vinicius.

Thomas Partey Arsenali ishte pak me vonesë, mirëpo që arriti të kompletojë transferimin e Thomas Partyet në shumën e 50 milionë eurove nga Atletico Madridi.Ata morën edhe Willianin si transferim i lirë nga Chelsea dhe mbrojtësin e Lilles, Fabriel Maghaeles.
Humbësi Me Liverpoolin që transferoi Thiago Alcantaran dhe Diogo Jotan, Chelsea, Manchester City e Spurs me disa transferime të tjera, Manchester United ka qenë i turpshëm.

E gjithë afati kalimtar i transferimeve u shkoi në ndjekje të Jadon Sanchos dhe në fund Borussia Dortmundi refuzoi të gjithë ofertat e tyre.Ole Gunnar Solskjaer mbrëmë transferoi Alex Telles dhe 34-vjeçarin Edinson Cavani si lojtar i lirë, derisa më parë kishin marrë edhe Donny van de Beekun nga Ajaxi.Amad Diallo i Atalantas dhe Favundo Pellistri, ishin dy lojtarët e rinj që kaluan në Old Trafford, mirëpo problemi i tyre më i madh mbetet mbrojtja.West Ham United dhe Burnley ishin po ashtu në një nivel me Unitedin, që kishin disa shënjestra në këtë afat, mirëpo që pronarët e të dyja klubeve refuzuan të shpenzonin shuma të majme.

Continue Reading
You may also like...

More in Sport

To Top