fbpx
Connect with us

Enrike: S’bëj skemë vetëm për Fatinë, nuk është Van Basteni

Sport

Enrike: S’bëj skemë vetëm për Fatinë, nuk është Van Basteni

Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtypur mbi rekl.amat(Foton ose Videon) qe shfaqet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin ↓↓

Enrike: S’bëj skemë vetëm për Fatinë, nuk është Van Basteni.Luis Enrike zbret me këmbë në tokë Ansu Fatinë dhe thotë se e gjithë skuadra e Spanjës duhet të luftojë për të shënuar gola. Ai e pranon se në ekipin e tij nuk ka një bomber, por kërkon ndihmën e të gjithëve për t’i fituar ndeshjet. Trajneri i Spanjës foli përpara ndeshjes miqësore me Portugalinë.KRISTIANO – “Të shohim nëse do të luajë apo jo. Objektivi për Spanjën nuk ndryshon. Ne duam gjithmonë të jemi protagonistë në fushën e lojës. Portugalia është një skuadër shumë potente dhe ka shumë futbollistë”.

TRI NDESHJE – “Do të kemi në dispozicion vetëm tri blerje. Në miqësore mund të provojmë më shumë gjëra dhe në Portugali do të luajnë ata që kanë nevojë për minuta dhe do të pushojnë ata që kanë nevojë për pushim. Ne duam që të sulmojmë më shumë dhe të mbrohemi më pak. Do të më pëlqente shumë që të kisha më shumë stërvitje, por duhet të përshtatemi”.ANSU FATI – “Nuk po mendoj të bëj një skemë të re. Skuadra është mbi të gjitha. Do t’i bënim nder shumë të madh nëse mendojmë se ai do t’i zgjidhë të gjitha ndeshjet e Spanjës. Ai ka nevojë për qetësi, në mënyrë që të rritet si person dhe si lojtar. Nuk ka skemë për një futbollist, skema është skuadra”.

POTENCIALI – “Për mendimin tim, kemi mesfushën më të mirë në Europë. Në repartet e tjera duhet të punojmë më shumë”.SULMUESIT – “Çdo trajner do të donte shumë që të kishte në skuadër Kejnin, Suarezin apo Van Bastenin. Ne nuk e kemi këtë sulmues dhe do të kërkojmë të krijojmë shumë raste për gol që të shënojmë. Kemi shumë lojtarë dhe jam i sigurt që do të shënojmë gola. Por golat duhet t’i bëjë e gjithë skuadra”.

Continue Reading
You may also like...

More in Sport

Te fundit

Facebook

Populare

To Top