fbpx
Connect with us

EKSKLUZIVE/ “Reja do t’ia dalë”, Tramexani: Më mungon Shqipëria, gati të kthehem

Sport

EKSKLUZIVE/ “Reja do t’ia dalë”, Tramexani: Më mungon Shqipëria, gati të kthehem

EKSKLUZIVE/ “Reja do t’ia dalë”, Tramexani: Më mungon Shqipëria, gati të kthehem

 

Paolo Tramexani e ndjek ende Kombëtaren shqiptare dhe e lë të hapur derën për të bashkëpunuar sërish me FSHF-në. Ish-ndihmëstrajneri i Xhani de Biazit komenton ecurinë e kuqezinjve në Ligën e Kombeve dhe shprehet se ka parë në fushë djem me dëshirë për të ndihmuar njëri-tjetrin, për të luajtur për Kombëtaren si dhe një ekip të vendosur mirë dhe me prapavijë shumë të fortë.

 

Në një intervistë për “Panorama Sport”, Tramexani “driblon” kur pyetet nëse Vata ka të drejtë kur thotë ndër të tjera se “Shqipërisë i mungon një ‘tru’ si Tramexani, që lëvizte fijet në paskuinta”… Ndër të tjera, Tramexani nuk harron të thurë elozhe edhe për trajnerin Edi Reja dhe bën thirrje që t’i jepet kohë për rezultatet. “Ajo që bëmë ne ishte e rëndësishme. Mirëpo, patëm edhe kohë. Kishim pesë vite e gjysmë kohë për të arritur objektivat”, deklaron veç të tjerash Tramexani.

Mister, a ju mungon Shqipëria?

Po, sigurisht që po.

Çfarë ju mungon ekzaktësisht?

Shqipëria! Më mungon Shqipëria, më mungojnë shqiptarët. Më mungon populli, njerëzit dhe lidhja me ta. Raporti që kemi pasur në ato pesë vite është diçka e paharrueshme. Diçka që nuk do të ndryshojë kurrë. Është diçka për të cilën mund ta mendosh çdo ditë dhe do të mbesë përgjithmonë. Pastaj, më mungojnë djemtë. Ata lojtarë të rinj që i kemi parë edhe të rriten, që i kemi ndjekur nëpër të gjithë Europën. Djemtë me të cilët kemi përshkuar një rrugëtim shumë të bukur që na ka dërguar deri te rezultatet shumë të mira. Të dy këto aspekte më mungojnë shumë.

A e keni ndjekur Shqipërinë gjatë këtyre ndeshjeve të fundit?

Sigurisht që e kam ndjekur Kombëtaren edhe në ndeshjet e fundit. E ndjek gjithmonë. Shoh çdo ndeshje që ata zhvillojnë.

Çfarë këshille miqësore mund të jepni për të përmirësuar sadopak ndonjë aspekt, si një prej ideatorëve të atij suksesi që u arrit me ju dhe De Biazin?

Ajo që bëmë ne ishte e rëndësishme. Mirëpo, patëm edhe kohë. Kishim pesë vite e gjysmë kohë për të arritur objektivat. Nuk e ndiej të nevojshme për të dhënë këshilla për askënd. Edhe sepse e njoh shumë mirë Rejën që është një trajner shumë i përgatitur, shumë i zoti në fushë. Edhe gjithashtu një
njeri shumë i mirë. Por, Reja është edhe një person shumë i zoti për të menaxhuar grupin. Unë jam i bindur që me të në krye, nëse do të vazhdojë që të punojë me këtë skuadër dhe me këta lojtarë, e them me siguri që do të vijnë edhe rezultatet.

Tramexani, nëse do të kishit në të ardhmen një mundësi për të drejtuar Shqipërinë, si do të ishte përgjigjja juaj?

Duke marrë parasysh se si kam kaluar në Shqipëri, do ta marr në konsideratë, sepse kam pasur mundësinë që të punoj mirë atje. Kam pasur pranë njerëzit e duhur, edhe federatën, e cila më ka dhënë gjithmonë besim. Ky aspekt për mua ka qenë shumë i rëndësishëm. Gjithashtu, edhe raportet kanë qenë shumë të mira me federatën. Ka pasur gjithmonë respekt, si nga njëra anë edhe në tjetrën. Për mua, këto vlera janë shumë të rëndësishme. Ky është motivi që unë jam shumë i lidhur me vendin, Kombëtaren dhe me Federatën Shqiptare të Futbollit. Kjo ësh- të një lidhje shumë e fortë.

OLSI TUJANI

Continue Reading
You may also like...

More in Sport

Te fundit

Facebook

Populare

To Top