fbpx
Connect with us

“Edhe unë mund të shënoj”, Benzema i përgjigjet kritikëve: Disa shikojnë vetëm golat, por ka që shohin edhe si pasohet topi

tjera

“Edhe unë mund të shënoj”, Benzema i përgjigjet kritikëve: Disa shikojnë vetëm golat, por ka që shohin edhe si pasohet topi

Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtypur mbi rekl.amat(Foton ose Videon) qe shfaqet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin ↓↓

Karim Benzema ka shënuar ditën e djeshme golin e 250 në karrierën e tij me fanellën e Realit të Madridit. Sulmuesi francez ka dhënë një kontribut të madh përgjatë viteve për “los blancos”, megjithëse në fund ka përfunduar gjithnjë në qendër të kritikave. Tifozët shpesh vënë në dyshim vlerat e tij si një sulmues, teksa nuk binden nga statistikat e Benzemasë.

Ky i fundit ka dhënë një përgjigje për të gjithë kritkët nëpërmjet një prononcimi në kanalet zyrtare të Realit të Madridit. Karim Benzema shprehet se kjo është një temë për të cilën do të flasin gjithnjë, ndërsa nënvizon faktin se ka tifozë që shohin vetëm golat dhe ka të tjerë që shikojnë një futboll ndryshe, më të plotë, dhe që vlerëson edhe lojën pa top apo pasimet.

“Ka njerëz që shohin vetëm golat dhe të tjerë që shohin futboll ndryshe. Si pasohet topi, lëvizjet… Ka edhe shumë më tepër, por gjithmonë do të flasim për këtë. Jam një sulmues i cili mund të shënojë gola gjithashtu. Dhe kështu do të vazhdoj“, është shprehur Karim Benzema./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Continue Reading
You may also like...

More in tjera

To Top