Connect with us

Dyshohet se vrau shqiptaren, italiani arratiset nga qelia dhe i hipën trenit

Latest

Dyshohet se vrau shqiptaren, italiani arratiset nga qelia dhe i hipën trenit

Detaje të reja janë zbuluar pas hetimeve të vrasjes së shqiptares Nevila Pjetri dhe një transgjinori në Itali. Mediat italiane bëjnë të ditur se autori i dyshuar i kësaj vrasje, italiani Daniele Bedini për herë të dytë që të arratiset nga ambientet e paraburgimit, por në të dyja herët dështoi. Bedini tentoi që të largohej nga burgu Cerialdo, por u kap 30 minuta më pas. Ai u ndalua në një stacion dhe kishte hipur në një tren që shkonte drejt Fossano-s. Por gardianët e burgut e kuptuan menjëherë tentativën dhe e arrestuan. Tashmë ai ndodhet në siguri maksimale.

Aktualisht është e vështirë të kuptosh se ku donte të shkonte 32-vjeçari, ndoshta të ikte në Francë apo të shkonte në shtëpi. Bedini nuk është i ri në këtë lloj sjelljeje: 32-vjeçari kishte tentuar të arratisej disa javë më parë nga burgu i La Spezias, Villa Andreino.

Më 16 Korrik, Bedini tentoi me anë të dy çarçafëve që të zbriste na muri i burgut. Por për shkak të peshës nuk mundi. Nëntë ditë më vonë ai u transportua në Cuneo.

Bedini akuzohet për vrasjen e prostitutës shqiptare, Nevila Pjetri. Ajo u gjet e vrarë të dielën në shtratin e lumit Parmignola në Marinella, në afërsi të Sarzana, e vrarë me dy plumba pistolete në kokë.

Pak më larg, disa orë më vonë u gjet edhe trupi i Camilla-s, transit që jetonte në Albiano Magra. Edhe për këtë të fundit dyshohet se autor është Bedini, madje hetuesit thonë se ka gjasa që të ketë një lidhje mes dy vrasjeve.

Daniele Bedini rezulton person me precedentë penalë për grabitje dhe disa vepra të tjera penale, vepra që duket se i kryente edhe për të siguruar kokainë. Dyshimet janë se ai e mori prostitutën shqiptare në makinë jo për shërbimin e saj, por për ta grabitur.

/abcnews.al/

Continue Reading
You may also like...

More in Latest

Facebook

Popular

To Top