fbpx
Connect with us

Dua ndryshon pamjen duke ngjyrosur flokët ngjyrë qershie

Magazin

Dua ndryshon pamjen duke ngjyrosur flokët ngjyrë qershie

Në fillim të këtij muaji ajo bëri një ndryshim drastik, ndërsa vazhdon të jetë në mbyllje me të dashurin e saj, Anwar Hadid.

Dua Lipa po shfaqte përsëri pamjen e saj të lezetshme, ndërsa publikoi disa fotografi marramendëse të enjten mbrëma në Instagram, shkruan DailyMail.

Këngëtarja e hitit “One Kiss”, 24 vjeçare, vazhdoi të vërtetojë se duket atraktive me ndryshimin e saj të ri, ku i bëri flokët ngjyrë qershie.

Dua dukej në disponim me një buzëqeshje të lehtë, ndërsa ndau me ndjekësit tri fotografi njëra pas tjetrës në Instagram.

Vetëm disa ditë më parë, Dua dha një vështrim më të afërt në modelin e saj të ri të flokëve, ndërsa theksoi ngjyrën e saj të re.

Dua gjithashtu vuri në pah bukurinë e saj natyrale duke pozuar pa makijazh në këto fotografi.

Pavarësisht se Mbretëria e Bashkuar është nën mbyllje për disa javë, Lipa herë pas here ka shijuar daljet me të dashurin e saj, Anwar.

Në fund të javës së kaluar, çifti u fotografuan duke shkuar për drekë te familja e Duas me rastin e ditëlindjes së motrës së saj – ndonëse masat e përcaktuara nga qeveria nuk e lejonin një gjë të tillë.

Continue Reading
You may also like...

More in Magazin

To Top