Connect with us

Djali i miliarderit Xhorxh Soros ndjek “këmba-këmbës” treshen Rama-Vuçiç-Zaev, këmbëngul fuqishëm për zbatimin e projektit “Ballkani i Hapur”, çfarë po thuret në prapaskenë?

Latest

Djali i miliarderit Xhorxh Soros ndjek “këmba-këmbës” treshen Rama-Vuçiç-Zaev, këmbëngul fuqishëm për zbatimin e projektit “Ballkani i Hapur”, çfarë po thuret në prapaskenë?

Në Ballkanin e Hapur shumë të komentuar, shtetet e rajonit më shumë po largohen sesa po bashkohen, duke marrë parasysh kundërshtitë e shumta të projektit. Por së fundmi në skenë ka dalë publikisht edhe djali i miliarderit Soros, i cili e mbështet fort nismën, pasi nuk kanë qenë të pakta qëndrimet që e kanë cilësuar ‘Ballkanin e hapur’ si një ide sorosiane.

Mirëpo Aleks, djali i Xhorxh Soros shprehet se ky projekt e ka origjinë në rajon, duke hedhur poshtë pretendimet se është ide ruse apo e Soros për të shtrirë tentakulat në Ballkan. Nisma e Ballkanit të Hapur mund të ndihmojë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të gjata në rajon, thotë Aleks Soros, nënkryetar i Fondacionit të Shoqërisë së Hapur. Soros, i cili mori pjesë në disa takime të iniciativës, thekson se Fondacioni e sheh Ballkanin e Hapur si një nismë që synon bashkëpunimin më të mirë rajonal dhe thekson se projekti e ka origjinën nga rajoni, jo nga jashtë.

Alex Soros, është shprehur gjithashtu se nisma e Ballkanit të Hapur mund të mundësojë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të gjata në rajon. Soros beson se si Evropa ashtu edhe rajoni duhet të jenë më të interesuar për rezultatet e iniciativës dhe për procesin që çon në ato rezultate. Soros, i cili mori pjesë në disa takime të iniciativës, thekson se Fondacioni e sheh Ballkanin e Hapur si një nismë që synon bashkëpunimin më të mirë rajonal dhe thekson se projekti e ka origjinën nga rajoni, jo nga jashtë.

Soros: ‘Ballkani i Hapur’ mund të bëhet pjesë e procesit të Berlinit

“Të mos hyjmë në një situatë ku nuk mund të shohim pyllin për pemët”, thekson Soros. Që nga viti 2014, BE-ja, pra Gjermania, ka punuar për lidhjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilët iniciuan procesin e Berlinit, ideja që vendeve të rajonit, përpara se të anëtarësohen në union, t’u jepet mundësia të krijojnë një treg të përbashkët.

Mirëpo, siç ndodh zakonisht, ka pasur një vonesë në zbatimin e marrëveshjes, për këtë arsye ka nisur një iniciativë e re. Soros beson se Ballkani i Hapur mund të bëhet pjesë e procesit të Berlinit, megjithëse, siç shton ai, nuk ka nevojë të zyrtarizohet një marrëveshje e tillë. “Po, Ballkani i Hapur mund të bëhet pjesë e procesit të Berlinit, edhe pse mund të mos ketë nevojë të zyrtarizohet një marrëveshje e tillë. Fleksibiliteti i Ballkanit të Hapur mund të mundësojë edhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve afatgjata”, thekson Soros. Ai shprehet se të dyja nismat janë komplementare dhe se është e gabuar të konsiderohen në një lloj përplasjeje.

Prapaskenat e “Ballkanit të Hapur”

Që në fillimet e iniciativës të pagëzuar si “Ballkani i Hapur”, kjo nismë është parë me mosbesim. Por me shpërthimin e luftës në Ukrainë, mosbesimi ndaj kësaj iniciative është rritur duke e cilësuar atë si një projekt pro-rus. Ekspertët pranojnë se edhe pse nuk ka asnjë provë që “Ballkani i Hapur” të jetë një projekt pro-rus, kjo nuk do të thotë se Rusia nuk mund të përfitojë prej tij. Madje edhe Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka pranuar që projekti i Ballkanit të Hapur mbështetet qartësisht nga rusët, të cilët e konsiderojnë këtë një nismë të Serbisë.

“Duket se ata që luajnë fijet në Bruksel nuk donin në asnjë mënyrë të na jepnin një platformë, ku ne të konfirmonim në kryeqytetin e Serbisë pozicionin e Rusisë mbi problemin e Kosovës dhe problemin e Bosnje Hercegovinës. Ata nuk donin që ne të shprehnim mbështetjen për nismën e Beogradit për të realizuar projektin e Ballkanit të Hapur në interes të një marrëdhënieje më të fortë dhe më të shëndetshme mes vendeve të rajonit” tha Lavrov.

Sipas Lavrov, NATO dhe Bashkimi Europian duan “ta kthejnë Ballkanin në një projekt të quajtur Ballkani i mbyllur”.Hapja e dyerve për interesat ruse ka qenë një akuzë e hershme që i është bërë projektit të Ballkanit të Hapur. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Moska dhe Pekini do të depërtonin më kollaj në një rajon pa kufij përmes Serbisë. Njësoj edhe Gjukanoviç i Malit të Zi e ka kundërshtuar nismën, që sipas tij tenton të vendosë hegjemoninë serbe në rajon. Burimi- Sot.com.al

Continue Reading
You may also like...

More in Latest

Facebook

Popular

To Top