fbpx
Connect with us

“Derbi do të jetë një provim”, Pioli: S’e kam zili Konten! Mungon Rebiç, Ibra i karikuar

Sport

“Derbi do të jetë një provim”, Pioli: S’e kam zili Konten! Mungon Rebiç, Ibra i karikuar

ʺNe kemi identitetin dhe mënyrën e lojës tonë të luajturit. Edhe pse për pak ditë jemi përgatitur mjaft mirë”.

Në pritje të sfidës derbi ndaj Interit, trajneri i Milanit, Stefano Pioli është shfaqur optimist flet në konferencë për shtyp duke deklaruar se është gati të sfidojë zikaltërit edhe pse sfida është delikate. Pioli e ka cilësuar derbin e nesërm si një provim. ʺNe kemi identitetin dhe mënyrën e lojës tonë të luajturit. Edhe pse për pak ditë jemi përgatitur mjaft mirë”Derbi pa tifozë- Një derbi pa tifozë është zhgënjyese, por sfida është e rëndësishme. Ne dhe Interi do të provojmë ta fitojmë, do ta ndjejmë këtë sfidë”.

3 fitore dhe vendi i parë- E prisja të vija në këtë derbi kështu, dhe kaq të motivuar”.Fitore në derbi pas kaq shumë vitesh: Të mundësh një kundërshtar kaq të fortë sa Interi, do të na jepte një entuziazëm dhe moral tepër të lartë për vazhdimësinë. Nesër nuk është thjesht një ndeshje, por një provim.Ibrahimoviç- Kishte problem, por tani është i karikuar si gjithmonë, pres shumë prej tij.

Sa është rritur ky Milan nga derbi i fundit?- Kemi marrë më shumë eksperiencë, jemi rritur dhe rezultatet e tregojnë qartë.Rebiç?- Nuk do të jetë në dispozicion për nesër, javën e ardhshme do të bëjë një kontroll tjetër për të kuptuar gjendjen. Mungesë e rëndësishme.Konte zili? Nuk kam zili askënd. Unë e dua këtë ambient dhe nuk kam asgjë për të thënë në lidhje me kundërshtari.

Dallimet? Vështirë të përgjigjem, i njoh kolegët e mij, për shkak se studiojmë strategjitë e tyre, por jo personalisht.Hauge? Më ka krijuar përshtypje të shkëlqyeshme, është një djalë i vëmendshëm dhe ka karakteristika të rëndësishme për të luajtur. Momentalisht e lodh pak gjuha”, u shpreh Pioli.

Continue Reading
You may also like...

More in Sport

To Top