fbpx
Connect with us

Deklaratat e pamoralshme të Gold AG, që sot jep mend për Tunën

Magazin

Deklaratat e pamoralshme të Gold AG, që sot jep mend për Tunën

Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtypur mbi rekl.amat(Foton ose Videon) qe shfaqet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin ↓↓

Ndoshta nuk do të shkruanim për Gold AG në rast se ai nuk do të ishte i ftuar në një program primetime, ku ndër të tjera u pyet edhe për një konflikt të tij me Tunën.

“Arsyeja e këtij sherri nuk është sherr, por është një realitet që unë s’kam pasur qejf që një femër si ajo të prezantojë degjenerim te femrat shqiptare, te motrat tona,” tha ai në “Shiko kush luan” dhe më pas deklatara u pasua nga duatrokitje.

Elisa Spiropali, e vetmja që reagoi, me të drejtë propozoi qe deklatata të pritej sepse denigronte një grua që nuk ishte në studio. Më pas, ndërhyri Luana duke thënë kërkuar “një përgjigje më delikate”.

“Vallahi edhe të ishte këtu, këtë përgjigje do t’i kisha thënë. Nuk e dua sepse ka kënduar serbisht e para. Degjenerim është zogu. Unë kam qejf që vajza ime të mos shohë nesër zogun e saj. Unë nuk jam ai që duhet t’i drejtojë femrat çfarë të nxjerrim dhe çfarë jo, por përderisa ajo ka kënduar serbisht dhe vjen në Kosovë dhe tregon zogun, te unë jo.”

Në përpjekje për të rregulluar deklaratën, Gold Ag reagoi në Instagram, duke thënë:

“Vëllezër e motra, i pashë disa komente që pse e ke fyer Tunën në intervistë te Luana Vjollca. Në asnjë gjysmë fjale s’e kam fyer e as nuk do ta fyej asnjëherë më se tani ajo është nënë. Kur më pyetën për arsyen, thjesht tregova që s’kam pasur qejf që ajo lloj kënge të prezantohet para motrave e nënave tona.”

Në këngën “Shqiptar”, Gold AG thotë “thy se zog paska ktu veq ajo Tuna e k***/Fjalt e mia për fe veshin po ja prishin/Hajt ndrroje kanalin e ta q**** 21-shin”. Siç duket, ai i referohet këngës së Tunës dhe Cozman, “Fenix”, dhe deklaratës së saj në Facebook, ironim për Gold AG, ku shkruhej “A e dini që ka do ‘Muslim for life’ krejt tatuaja!”. Gold AG ka deklaruar se është besimtar musliman.
Deklaratat e pamoralshme të Gold AG, që sot jep mend për

E gjithë deklarata e tij në “Shiko kush luan”, por edhe reagimi në Instagram, janë padyshim skandaloze. E para, sepse fyenin dikë që nuk ishte në studio. E dyta, sepse ai thotë “nuk do ta fyej më”, pra i jep vetes të drejtën ta fyejë, por nuk do ta bëjë MË sepse “ajo është nënë”. Pra, Tuna sipas tij meriton respekt vetëm sepse është nënë dhe jo sepse është grua, njeri. Sikur të mos mjaftonte kjo, Gold AG, që bën moral, ka me dhjetëra tekste këngësh me fjalor banal dhe gjuhë që kalon deri në diskriminim racor dhe fetar. Standardet e dyfishta: Tuna “nuk mund t’i këndojë zogut”, por Gold AG mund të këndojë “Ta q*** nonën Kosova, ta q*** Shqipnija/Kosova osht e jona sa ka plumba alltija”.

Jo më kot në vitin 2016, kënga e tij “Shqiptar 2” u bllokua nga Gjykata e Kosovës sepse përmbante urrejtje racore dhe fetare. Asnjë fe në botë, përfshirë këtu edhe fenë islame, nuk predikon urrejtjen.

Continue Reading
You may also like...

More in Magazin

Te fundit

Facebook

Populare

To Top