fbpx
Connect with us

Deklarata epike e Ibrahimovic: Askush nuk do të më ndal mua

Sport

Deklarata epike e Ibrahimovic: Askush nuk do të më ndal mua

Ibrahimovic: Askush nuk do të më ndal mua.

Heroi i Milanit Zlatan Ibrahimovic ishte i etur për sukses kundër Interit, pasi i kaloi dy javë në karantinë.

Sulmuesi 39-vjeçar e mposhti koronavirusin dhe shënoi dy herë në Derby della Madonnina, për t’ia siguruar Milanit një fitore 2:1, transmeton Gazeta Express.

“Milani i kishte katër vjet pa e fituar derbin. Mbeta i ngujuar në shtëpi për dy javë, prandaj isha i uritur dhe kjo u dëshmua sot”, tha Ibrahimovic pas derbit.

“E humba paksa aftësinë për të nuhatur, por bëja test çdo tri ditë dhe askush do të kishte mundur të më ndalte mua të luaja në derbi”, shtoi ai.

Ibra e humbi penalltinë, por shënoi nga topi i kthyer pas pritjes së Samir Handanovic, para se ta shënonte golin e dytë në portën boshe nga një pasim i Rafael Leaos.

“Jam i zhgënjyer që ma mbrojti penalltinë, por më rëndësi është që ekipi fitoi. Jam më i vjetri në ekip dhe ndiej shumë përgjegjësi dhe më pëlqen kjo ndjesi, sepse ata më ndjekin mua dhe janë të uritur për të fituar”, nënvizoi suedezi.

Continue Reading
You may also like...

More in Sport

To Top