fbpx
Connect with us

“Censura”/ Gazetarët në protestë: Të refuzojmë regjimin diktatorial

Lajme

“Censura”/ Gazetarët në protestë: Të refuzojmë regjimin diktatorial

Përfaqësues të mediave dhe aktivistë të Sh

Përfaqësues të mediave dhe aktivistë të Shoqërisë Civile janë mbledhur para Kuvendit për të protestuar kundër “paketës antishpifje”, e parashikuar në rendin e ditës për t’u miratuar sot. Gazetari Enton Abilekaj i bëri thirrje të gjithë gazetarëve t’I bashkohen protestës si shenjë refuzimi ndaj regjimit diktatorial që po rrezikon vendin.

“Nuk kundërshtojmë një pikë të ligjit por të dy ligjet në tërësi sepse mohojnë të fjalën e lirë. Krijojnë një administratë që merr kompetencat e gjykatës dhe duhet të kthehen mbrapsht. Nuk diskutojmë teknikalitete. Kur vjen diktatura nuk diskutojmë cila pjesë pranohet dhe cila jo, refuzohet i gjithë regjimi diktatorial. Kundërshtojmë përpjekjen e fundit për të marrë në dorë Edi Rama çdo pushtet në Shqipëri”, tha ai.

Abilekaj ftoi të gjithë gazetarët në protestë.

“Unë i ftoj të vijnë të gjithë edhe ata që mungojnë sot këtu dhe që nuk i janë bashkuar në një formë apo një tjetër. Kjo nuk çështje e një grupi gazetarësh. Gazetarët nuk mund të ndahen në pro dhe kundra, gazetarët janë gazetarë dhe mbrojnë të drejtën e tyre për të folur, lirinë e tyre. Nëse i mohohet liria e medias ata që e përfitojnë duket sikur përfitojnë por do u vijë radha dhe atyre”. 

LEXO EDHE: 

Paketa anti-shpifje, sot në Kuvend ligji që censuron portalet


Etiketa: Gazetaret ne proteste, paketa antishpifje


More in Lajme

Te fundit

Facebook

Populare

To Top