fbpx
Connect with us

Bufi, me një mesazh të fortë për Kombëtaren e Kosovës

Sport

Bufi, me një mesazh të fortë për Kombëtaren e Kosovës

Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtypur mbi rekl.amat(Foton ose Videon) qe shfaqet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin ↓↓

Bufi, me një mesazh të fortë për Kombëtaren e Kosovës.Kosova e zhvillon një ndeshje historike ditën e nesërme në “play-offin” e Ligës së Kombëve.Të enjten, me fillim nga ora 20:45, në stadiumin e modern të Shkupit, Maqedonia e Veriut pret Kosovën, në ndeshjen gjysmëfinale të Play Off të Ligës së Kombeve.Padyshim mbështetja është e madhe për Kombëtaren e Kosovës e cila ditën e sotme është nisur drejt Maqedonisë së Veriut.

Një nga mbështetësit e mëdhenj që nga dita e parë është edhe aktori kosovar, Fatmir Spahiu i cili në një prononcim për Gazeta Blic Sport tha se është i lumtur që Kosova ka arritur deri këtu.Sipas Spahiut djelmoshat e Kombëtares anë mbi supe lumturinë e Kosovës e cila po kalon kohë të vështira.“Jam shumë i lumtur që Kosova pas një kohe të shkurtër të egzistimit dhe konsolidimit si kombëtare është në këtë pikë! Unë besoj që djemtë më të mirë të Kosovës do të na befasojnë për të mirë edhe kësaj radhe. Ata kanë mbi supe lumturinë e një vendi i cili po kalon kohë të vështirë dhe jo vetëm nga pandemia”, tha Fatmir Spahiu.

Tutje, ai shtoi se mungesat në ekipin e Kosovës nuk do të vërehen duke qenë motivi aq i madh.Mungesat janë evidente, por besoj që motivi është aq i madh sa që asnjë mungesë nuk ka me u vërejt”, përfundoi aktori.

Continue Reading
You may also like...

More in Sport

To Top