fbpx
Connect with us

Biseda Kurti-O’Brien dhe Grenell, dalin detaje të reja

Kosovë

Biseda Kurti-O’Brien dhe Grenell, dalin detaje të reja

SHBA-ja nuk do t’i tërheqë trupat ushtarake amerikane nga Kosova.

Kështu i kanë thënë kryeministrit kosovar, Albin Kurtit, këshilltari për Siguri Kombëtare të SHBA-së, Robert O’Brien dhe ambasadori Richard Grenell, gjatë bisedës telefonike dje.

Këshilltari politik i kryeministrit Kurti, Erzen Vraniqi, ka zbuluar disa detaje nga kjo bisedë duke thënë se SHBA-ja gjithashtu nuk do të ndalë ndihmën ekonomike për Kosovën, njofton Klan Kosova.

“Gjatë bisedës së djeshme telefonike të Kryeministrit Kurti me Ambasadorin O’Brien dhe Ambasadorin Grenell ata nuk kanë deklaruar se do t’i tërheqin trupat ushtarake amerikane nga Kosova dhe se do ta ndalin në ndonjë fushë ndihmën ekonomike për vendin tonë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vendosura ta rrisin zhvillimin ekonomik e ta forcojnë sigurinë në rajon. Në fund të bisedës, të dyja palët janë pajtuar që ta vazhdojnë komunikimin dhe bashkëpunimin”, ka shkruar Vraniqi.

Lexo edhe: 

Portali i afërt me Haki Abazin publikon një ekskluzive nga oborri qeveritar

More in Kosovë

Te fundit

Facebook

Populare

To Top