fbpx
Connect with us

Bartomeu sot (e hënën) mund të japë dorëheqje

Sport

Bartomeu sot (e hënën) mund të japë dorëheqje

Bartomeu sot (e hënën) mund të japë dorëheqje

Josep Maria Bartomeus te Barcelona po i vjen fundi.Sipas “sport.es”, do të ketë një takim nesër në Barcelonë për të miratuar vitin fiskal dhe Presidenti Bartomeu është gati të paraqesë aty propozimin e tij të dorëheqjes, diçka që i është kërkuar vazhdimisht që pas asaj që ndodhi me Lionel Messin në gusht.Raportohet se të hënën mund të ndodhë diçka e tillë dhe se kulmi ishte humbja 1-3 në ‘El Clasico’, që vërtetoi edhe më shumë fjalët e Lionel Messit për mos punën e klubit gjatë viteve për të ndërtuar një skuadër konkurruese.

Përveç Bartomeus, raportohet se të hënën mund të japin dorëheqje i gjithë bordi i klubit, në veçanti njerëzit e Bartomeus.Zgjedhjet për president të Barcelonës janë planifikuar të mbahen në mars të vitit 2021.

Continue Reading
You may also like...

More in Sport

Te fundit

Facebook

Populare

To Top