fbpx
Connect with us

“Babai ndërroi jetë, nëna mposhti kancerin´´, Loredana urim prekës për ditëlindjen e Hanës

Magazin

“Babai ndërroi jetë, nëna mposhti kancerin´´, Loredana urim prekës për ditëlindjen e Hanës

Loredana e cila kohëve të fundit është kome

Loredana e cila kohëve të fundit është komentuar vazhdimisht pas ndarjes me reperin Mozzik , ka bërë një urim prekës për vajzën e saj që erdhi në jetë një vit më parë.





Përmes një postimi në “Instagram´´, Loredana ka treguar vështirësitë që i është dashur të përballet duke qënë se i ati u nda nga jeta, e ëma luftoi me sëmundjen e rëndë, ajo vetë u akuzua për mashtrim dhe më pas u nda dhe nga Mozzik.  Loredana  shkruan se ky vit ka qënë i trishtuar po në të njëjtën kohë edhe viti më i bukur pasi lindi vajza e saj Hana.

Me anë të një postimi për 1 vjetorin e Hanës, Loredana shpreh të gjitha ndjenjat e saj si nënë dhe vështirësitë që ka kaluar në 2019-ën.

Postimi i plotë i Loredanës:

“E pabesueshme që po mbush 1 vjeçe. Si ishte jeta ime këtë vit? Mamaja kishte kancer, por fatmirësisht e mposhti dhe mbijetoi. Babi ishte duke vdekur, kur unë shfaqesha nëpër media dhe akuzohesha për mashtrim. Me pas babai vdiq dhe unë u ndava nga Mozzik. Ka qenë një vit i trishtuar, por në të njëjtën kohë viti më i bukur që mund ta imagjinoja ndonjëherë sepse ekziston ti Hana. Shpesh mendoj nëse po bëj gjithçka siç duhet apo nëse ia vlen të fitoj kaq shumë para, kur jeta mund të jetë e kufizuar? Ne në fakt jetojmë me idenë se gjithçka mund të mbarojë nesër! Por, si mund t’i plotësoj të gjitha dëshirat e tua që nuk mund të kenë asnjë lidhje me dashurinë?

U roj që vajzës sime të mos i ndodhë si unë. Asnjëherë nuk do ta kisha menduar që do të martohesha, do të ndahesha dhe do të përfundoja si një nënë beqare, por a doni të jem e sinqertë? Ia kam dalë. Unë punoj dhe shfrytëzoj çdo sekondë të lirë që kam me Hanën. Gëzuar ditëlindjen Hana, tani do vish edhe në tour me mua”, -shkruan Loredana.

More in Magazin

Te fundit

Facebook

Populare

To Top