fbpx
Connect with us

Aurela Hoxha e pranon se është në një lidhje dashurie

Lajme

Aurela Hoxha e pranon se është në një lidhje dashurie

Aurela Hoxha vazhdon të jetë një nga personazhet më të përfolura në shtypin rozë.

Ajo prej kohësh është zhvendosur në Spanjë aty ku krijoi dhe lançoi linjën e saj të të brendshmeve që u pëlqye mjaft shumë nga ndjekësit e saj.

E njëjta ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Shiko Kush luan” ku nën shoqërinë e artistëve dhe të ftuarve të tjerë përcollën një atmosferë mjaft të këndshme për ditën e parë të vitit.

Gjatë sfidës “Ndaje ose pije” modelja Hoxha ju përgjigj pyetjes nëse jashtë Shqipërisë e mban dashuria dhe cili është fatlumi.

“Ka fatlum, por për të mos thënë se cili është ai, po pi një gotë”, tha Aurela e cila zgjodhi të pinte vetëm një gotë shampanjë dhe jo dy meqenëse nuk dha përgjigjen se kush ia rrëmbeu zemrën.

Ndërkohë, ajo është tejet e ndjekur edhe në rrjetet sociale, ndërsa zgjon interesim të madh te ndjekësit me postimet e saj.

Continue Reading
You may also like...

More in Lajme

To Top