fbpx
Connect with us

Artisti kosovar Adem Dermaku, pjesë e ekspozitës tradicionale të grafikës në Zvicër

Kult

Artisti kosovar Adem Dermaku, pjesë e ekspozitës tradicionale të grafikës në Zvicër

Artisti kosovar, Adem Dermaku i cili prej kohësh jeton në Zvicër, shpesh befason publikun me prezantime të reja, shkruan KultPlus.

Ekspozitat e tij janë të shumta, ndërsa kësaj radhe ai ka marr pjesë në ekspozitën tradicionale të grafikës në Zvicër.

Ekspozita e titulluar “Impresion” është hapur këto ditë në Kunsthaus Grenchen.

Për këtë ekspozitë kanë aplikuar 172 artistë në gjithë regjionin e Zvicrës, por janë pranuar vetëm 49 prej tyre, të cilëve ju është dhënë mundësia t’i prezantojnë punimet. Në mesin e tyre është edhe artisti kosovar Adem Dermaku.

Dermaku për KultPlus ka treguar se kjo ekspozitë ka një rëndësi të veçantë për të.

“Unë jam prezantuar me dy punë, teknika që kam përdorur është shtyp i rrafshët (Monotypie). Titulli i prezantimeve të mia është “Ndarje në dy pjesë“, është një term politiko-sociale me dy kuptime. Ku ndarja në dy pjesë është sociale kur ka një qëllim të mirë e të barabartë që të jenë të kënaqur dy palët, ndërsa në politikë ka një kuptim tjetër, të ashtuquajtur me një thënie të famshme ,,Kompromis i dhimshum“, janë përdorur dy ngjyra: e kuqe dhe e zeza, ku kjo situatë e krijuar është e pa dëshiruar për një komb”, ka thënë Dermaku.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datë 23 shkurt 2020.

Adem Dermaku lindi në 31 korrik 1978 në Kamenicë të Kosovës. Jeton dhe punon në studion e njohur të litografisë J.E Wolfensberger në Zvicër. / KultPlus.com

More in Kult

Te fundit

Facebook

Populare

To Top