Connect with us

Arjan Tase flet për ngjarjen e rëndë: Nëse do rrotulloja skafin në anën tjetër, do vrisja familjen time

Latest

Arjan Tase flet për ngjarjen e rëndë: Nëse do rrotulloja skafin në anën tjetër, do vrisja familjen time

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën “arrest me burg” për ish-komisarin Arjan Tase,i cili përplasje për vdekje me skaf 7-vjeçaren, Jonada Avdia në Himarë.

Ai është shfaqur i tronditur për ngjarjen, teksa para togave të zeza ka folur për ngjarjen e rëndë.

albsig
“Nuk do të doja kurrësesi të kishte ndodhur ajo që ndodhi. Nuk dua të mbrohen dhe nuk do pretendoj asnjë rrethanë lehtësuese, ka thënë Tase. Dua t’ju kërkoj ndjesë edhe të gjithë kolegëve të policisë së shtetit të prekur nga kjo situatë.

Nuk duhet të ndodhte kurrësesi, por fati im i keq. Në skaf kishte hipur vetëm nëna ime dhe djali im i vogël. Në det ishte gruaja me djalin e madh dhe motra më dy fëmijët. Nëse skafi do ishte rrotulluar në anën e kundërt do të kisha vrarë familjen time. Nuk doja të ndodhte. Pashë që kishte dallgë, po qëndroja pak larg njerëzve”, tha Tase.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht në Himarë, në Plazhin e Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia, u godit për vdekje nga një skaf me drejtues ish-komisarin e Himarës Arjan Tase, teksa ajo po lahej në det me babain e saj.

E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend.

Fëmija, me origjinë nga Tropoja jetonte jashtë shtetit me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushime.

Continue Reading
You may also like...

More in Latest

To Top